Ndihmojnë në uljen e proceseve inflamatore – ushqimet që janë plot me antioksidantë
Një mënyrë jetese moderne, shumë stres, ndotje nga mjedisi dhe shprehi të këqija të të ngrënit, së bashku me mungesën e gjumit cilësor, shpesh çojnë në një rritje të vazhdueshme të nivelit të procesit inflamator të brendshëm.
Inflamacioni është një proces biologjik që qëndron në themel të shumë problemeve të padëshiruara shëndetësore, nga sëmundjet e zakonshme, si dhimbja e nyjave, deri te gjendjet më serioze, si sëmundjet autoimune. Edhe sëmundjet e zemrës dhe problemet e shëndetit mendor janë të lidhura me nivele të larta të inflamacionit sistemik.
Ushqimet e pasura me antioksidantë për reduktimin e inflamacionit:
Boronica të egra
Disa studime tregojnë se boronicat e egra përmbajnë tri deri në pesë herë më shumë antioksidantë se boronicat e zakonshme.
Sipas Universitetit të Arkansasit, ngrënia e një filxhani me boronica të egra siguron gjithsej 13.427 antioksidantë, rreth dhjetë herë më shumë se sasia e rekomanduar.
Boronicat e egra janë jashtëzakonisht të pasura me antioksidantë, fibra, vitaminë C, vitaminë K dhe mangan. Përveç kësaj, përmbajnë lëndë ushqyese të tjera të rëndësishme, si vitamina E, bakër dhe hekur. Ato gjithashtu mund të jenë të dobishme në reduktimin e simptomave të gjendjeve inflamatore, si artriti dhe sëmundjeve të tjera autoimune – njofton Eat This Not That.
Domatet
Domatet janë një ushqim me pak kalori të pasura me lëndë ushqyese. Përmbajnë vitaminë C, vitaminë A, kalium, acid folik, vitaminë K dhe vitaminë B6.
Lidhen me përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.
Gjithashtu, likopeni mund të kontribuojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Çaji i gjelbër
Sipas një studimi të vitit 2017, antioksidantët e quajtur katekina në çajin e gjelbër, kanë veti antikancerogjene dhe anti-inflamatore.
Spinaqi
Spinaqi është i njohur për përbërësit, si hekuri dhe vitamina K dhe është plot me antioksidantë të ndryshëm.
Është një perime me gjethe të gjelbra që shpesh konsiderohet një superushqim për shkak të vlerave të pasura ushqyese.
Ushqyesit, si vitamina K dhe fitonutrientë të tjerë, mund të kenë veti anti-inflamatore që ndihmojnë në luftimin e kushteve inflamatore kronike. Është i pasur me antioksidantë, si vitamina C dhe beta-karoten.
Këta antioksidantë ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira dhe promovojnë shëndetin e përgjithshëm.
Çokollate e zezë
Çokollata e zezë përmban përqindje më të lartë të kakaos në krahasim me çokollatën me qumësht. Kakaoja është e pasur me antioksidantë dhe flavonoide që janë lidhur me përfitime të ndryshme shëndetësore.
Sa më e errët të jetë çokollata (sa më e lartë të jetë përmbajtja e kakaos), aq më shumë antioksidantë ka të ngjarë të përmbajë. Por, nëse nuk mund ta duroni shijen e hidhur të çokollatës super të zezë, kërkoni një përqindje kakao prej 70 për qind ose më të lartë.
Hulumtimet sugjerojnë se konsumimi i rregullt i sasive të vogla të çokollatës së zezë mund të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe qarkullimit të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A