LAJMI I FUNDIT:

AKK-ja kritikon Qeverinë për moszgjidhje të problemit me web-faqet: Komunat po penalizohen edhe në Grantin e Performancës

AKK-ja kritikon Qeverinë për moszgjidhje të problemit me web-faqet: Komunat po penalizohen edhe në Grantin e Performancës

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar duke kritikuar Qeverinë për moszgjidhje të problemit me web-faqet.

AKK përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se komunat janë penalizuar edhe në Grantin e Performancës për shkak të pamundësisë për vendosje të dokumenteve online në faqe.

“Komunat e Republikës së Kosovës, po hyjnë në vitin e dytë, që kanë probleme të theksuara më web-faqet zyrtare. Madje është java e dytë që web-faqet nuk janë duke funksionuar fare në publikimin e dokumenteve, çka është duke i penalizuar komunat që janë duke raportuar në platformën interne të Grantit të Performancës”, thuhet në reagimin e AKK-së.


Sipas AKK-së, problemin me web-faqe e kanë paraqitur disa herë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, por ende nuk është bërë asnjë zgjidhje.

“Komunat vazhdimisht janë duke u ballafaquar me probleme në mos funksionimin e web-faqeve, madje ka pasur raste kur në mos funksionimin e tyre, kanë humbur pjesa më e madhe e dokumenteve dhe është e vështirë të identifikohen dokumentet e humbura. Shumica e indikatorëve në Grantin e Performancës që masin transparencën komunale, kanë të bëjnë me afatet ligjore të publikimit të dokumenteve të ndryshme”, thuhet vijon reagimi.

Tutje AKK bën të ditur se zyrtarët për Komunikim me Publikun, janë duke shqyrtuar mundësinë të mos raportojnë fare në platformën e Grantit të Performancës për vitin 2022.

“Komunat janë duke u penalizuar jo vetëm në matjen për Grantin e Perofmancës nga MAPL, por edhe në të gjitha matjet e OJQ-ve, nga Auditorët e Jashtëm, qytetarët, mediat dhe në secilin dimension tjetër që ka të bëjë me transparencën komunale”, shton AKK-ja.

AKK thekson se ky është viti i dytë, kur zyrtarët e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë tejet vështirësi dhe shumë herë edhe nuk janë funksionale web-faqet.

“Zyrtarët e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë përgjegjshmëri të lartë në mirëmbajtjen e tyre dhe falë përkushtimit të tyre, shumica e komunave në vlerësimet që ju bëhen, sikurse nga niveli qendror për grant të performancës, ashtu edhe nga shoqëria civile e mediet, kanë avancim shumë të theksuar në transparencë, sidomos pas unifikimit të web-faqeve me programin WordPress, por tani pa fajin e tyre, Komunat në Republikën e Kosovës do të penalizohen në matjen e performancës”, thekson Asociacioni.

Në fund, Asociacioni shprehet se këto shqetësime ka kohë që janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunal të IT-ve në kuadër të AKK-së.

“Këto shqetësime ka kohë që janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunal të IT-ve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës por deri më tani nuk është hetuar ndonjë vullnet nga niveli qendror për të zgjidhur këtë problem”, përfundon AKK-ja.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

Ekonomi
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

Ekonomi
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Ekonomi
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

Botë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori