LAJMI I FUNDIT:

Kujtesa muskulore: Çfarë është dhe si funksionon

Kujtesa muskulore: Çfarë është dhe si funksionon
(Foto: Pexels)

Për atletët, kujtesa muskulore është po aq e rëndësishme sa fitnesi dhe shëndeti i tyre mendor.

Kjo u lejon atyre të kryejnë funksionet motorike në një mënyrë më të saktë dhe më të shpejtë, gjë që i ndihmon të konkurrojnë vazhdimisht në nivelin më të lartë.

Për të kuptuar më mirë se çfarë është kujtesa muskulore, së pari duhet të sigurohemi se jemi të vetëdijshëm se si përkufizohet “të mësuarit motorik” Është aftësia e një personi për të kryer një funksion duke e përmirësuar këtë aftësi përmes praktikës, përsëritjes dhe përvojës.


Mbistërvitja: Çfarë është, si manifestohet dhe si duhet shmangur
Lexo po ashtu Mbistërvitja: Çfarë është, si manifestohet dhe si duhet shmangur

Çfarë është kujtesa muskulore

Kujtesa muskulore është një proces që i lejon trupin tuaj të kujtojë disa aftësi motorike dhe t’i kryejë ato pa përpjekje të vetëdijshme.

Kjo mund të arrihet përmes praktikës dhe përsëritjes, pasi mbajtja e aftësive nga kujtesa muskulore mund të zgjasë përgjithmonë.

Ushqimi që i ka ndihmuar sportistët e mëdhenj në arritjet e tyre
Lexo po ashtu Ushqimi që i ka ndihmuar sportistët e mëdhenj në arritjet e tyre

Si funksionon kujtesa muskulore

Kur një person kryen një veprim të caktuar, ai aktivizon neuronet në një pjesë të trurit të tij. Duke vepruar kështu, ata e lidhin sistemin e tyre nervor me muskujt që përdorin për të kryer atë veprim përmes një rruge të re nervore.

Në këtë mënyrë, krijojnë kujtesën muskulore, e cila i ndihmon ta kryejnë detyrën në mënyrë të pandërgjegjshme.

Duhet të theksohet se kujtesa muskulore jo vetëm që i lejon njerëzit të kryejnë detyra të lehta, por është gjithashtu e dobishme për ne që të zotërojmë aftësi komplekse.

Shkrimi në celular ose ngasja e biçikletës, si dhe luajtja e instrumenteve muzikore, janë vetëm disa shembuj shumë të mirë të aftësive që ne i realizojmë përmes përsëritjes dhe mësimit motorik.

Është gjithashtu e dobishme për atletët, pasi ky proces i lejon ata t’i kryejnë funksionet motorike më shpejt. Për boksierët, funksione të tilla si shmangia e rivalit të tyre ose kryerja e një grupi të caktuar goditjesh, janë vendimtare në përpjekjen e tyre për të fituar një meç.

Më e rëndësishmja, kujtesa muskulore u jep atyre mundësinë për të pushuar nga stërvitja. Kur një atlet vazhdon të stërvitet, ai do të jetë në gjendje të rikthehet në gjendjen e dëshiruar.

Gjimnastët gjithashtu përfitojnë shumë nga kujtesa muskulore, pasi duhet të kryejnë lëvizje komplekse në një mënyrë pothuajse automatike. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kalo në kategori