LAJMI I FUNDIT:

Rënia e Enis Gavazajt: Nga lojtar i klubeve evropiane dhe Kombëtares së Shqipërisë, sot pjesë e Drenicës që garon në Ligën e Parë

Rënia e Enis Gavazajt: Nga lojtar i klubeve evropiane dhe Kombëtares së Shqipërisë, sot pjesë e Drenicës që garon në Ligën e Parë

Enis Gavazaj ishte një nga perlat e futbollit kosovar, kur si 16 vjeçar u prezantua nga Prishtina në elitën e futbollit tonë.

Mëngjarash, i shpejtë në krahë dhe me driblime të jashtëzakonshme, Gavazaj shihej si lojtar me të ardhme të madhe dhe ashtu filloi t’i ngjitë shkallët e futbollit.

I krijuar në shkollat e futbollit prizrenas si Getoari dhe Liria, sulmuesi i krahut në vitin 2013 nënshkroi me klubin e njohur belg Gent, ndërsa Prishtina mori një shumë të konsideruar për transferimin në atë kohë.


Ai nënshkroi për tri vite, ndërsa një vit e kaloi si huazim te klubi tjetër belg Roeselare.

Ngritja e madhe te Skënderbeu dhe Kombëtarja e Shqipërisë

Pas tri vitesh në futbollin belg, Gavazaj kaloi te Skënderbeu, që në atë kohë ishte klubi më të arriturat më të mëdha, pasi luajti dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Zyrtare: Gavazaj transferohet në Yenisey
Lexo po ashtu Zyrtare: Gavazaj transferohet në Yenisey

Shpërthimi te Skënderbeu ia siguroi një transferim në elitën e futbollit rus te Yenisey Krasnoyarsk. Në atë kohë ai u ftua edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë, ku ishte prezent në nëntë ndeshje.

Gavazaj luajti 90 minuta në miqësore me Jordaninë, ndërsa u paraqit edhe në ndeshje zyrtare në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë (45’) dhe Izraelit (71’).

Enis Gavazaj bëhet me klub të ri, nënshkruan në Bjellorusi te Dimano Minsk
Lexo po ashtu Enis Gavazaj bëhet me klub të ri, nënshkruan në Bjellorusi te Dimano Minsk

Në vitin 2019 ai kishte edhe një aventurë të shkurtër te Dinamo Minsk në Bjellorusi ku zhvilloi vetëm pesë ndeshje, për tu kthyer përfundimisht në futbollin shqiptar.

Kukësi, Prishtina, Dinamo Tiranë dhe Struga

Në katër vitet e fundit, Gavazaj ka ndërruar katër klube, mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj: E bukur dhe emocionuese të jesh pjesë e Kombëtares
Lexo po ashtu Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj: E bukur dhe emocionuese të jesh pjesë e Kombëtares

Fillimisht u kthye te Kukësi, ku klubi shqiptar insistoi në të duke luajtur në pothuajse të gjitha ndeshjet, por në fund të sezonit nuk ishin të kënaqur me rendimentin e tij dhe shkëputën bashkëpunimin.

Ai u kthye te Prishtina, ku kishte bërë emër, por vetëm dhjetë ndeshje dhe një gol nuk e bindën klubin nga kryeqyteti që të vazhdonte me të.

Kalimi te Dinamo e Tiranës nuk shkoi ashtu siç mendua, ndërsa te Struga ai nuk la asnjë gjurmë.

Sot nënshkruan me Drenicën që luan në Ligën e Parë

Enis Gavazaj për sezonin 2023/24 do të mbrojë ngjyrat e Drenicës, që do të kërkojë të khehet në Ligën e Parë, pasi humbi statusin elitar sezonin e shkuar.

“Futbollisti Enis Gavazaj, është lojtari më i ri i KF Drenica. Marrëveshja mes drejtueseve dhe lojtarit është arritur ditë më parë dhe Enis Gavazaj do të bartë fanellën e KF Drenica për edicionin 2023/24”.

“Mesfushori i cili luan edhe rolin e sulmuesit të krahut, është bashkuar me ekipin në seancat stërvitore dhe do të jetë në dispozicion të ekipit që nga ndeshja e parë”.

“Gavazaj më parë ka luajtur për ekipe të njohura nder to KF Skënderbeu Shqipëri, FK Kukësi, Dinamo Minsk, KAA Gent në Belgjikë , KSV Roeselare(Belgjikë) e shumë ekipe tjera. Vazhdojmë.”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Gavazaj është vetëm 28 vjeç dhe ka ende vite para në karrierën e tij dhe do të mbetet të shihet se a do ta kthejë karrierën e tij në rrugën e duhur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori