LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Lautaros zbulon se po e presin Interin për rinovimin e kontratës

Agjenti i Lautaros zbulon se po e presin Interin për rinovimin e kontratës

Alejandro Camano, agjenti i yllit të Interit, Lautaro Martinez, konfirmoi se ofertat kishin mbërritur këtë verë, por theksoi se si klienti i tij është i lumtur me Nerazzurrët.

Sulmuesi 25-vjeçar argjentinas është rritur në një figurë simbolike për klubin milanez në vitet e fundit dhe ishte ylli i shfaqjes së tyre sezonin e kaluar, duke shënuar 28 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 57 paraqitje në të gjitha garat.

Në javët e fundit, u shfaqën raportime që detajonin oferta fitimprurëse nga Arabia Saudite për Lautaron, i cili i refuzoi ato menjëherë. Menjëherë pas kësaj, ai u konfirmua si kapiteni i ri i Interit, duke treguar qendrën e tij në projektin e Simone Inzaghit.


Martinez i dëshpëruar nga sjella e Lukakut
Lexo po ashtu Martinez i dëshpëruar nga sjella e Lukakut

Duke folur për faqen e fansave FcInter1908, agjenti Camano bëri të ditur se ata duan të qëndrojnë te Interi.

“Lautaro është i lumtur në Inter, është i lumtur në Milano, ai është gati të bëhet baba për herë të dytë dhe dy fëmijët e tij do të lindin në Milano, qyteti ku ai po rritet si futbollist dhe me familjen e tij”, ka thënë agjenti i tij.

“Interi i ka dhënë atij një njohje të madhe duke e bërë kapiten. Dhe ai është shumë i lumtur për këtë. Interi po vazhdon të zhvillojë projektin e tyre dhe Lautaro sigurisht që meriton një vend të spikatur”.

Interi konfirmon Lautaron si kapiten të ri
Lexo po ashtu Interi konfirmon Lautaron si kapiten të ri

“Marrëdhëniet me Interin janë të shkëlqyera, ne duhet të punojmë së bashku për t’i dhënë Lautit njohjen që meriton si një top lojtar botëror. Për momentin, klubi nuk më ka thirrur, por besoj se do ta bëjnë sepse ne të gjithë duam më të mirën për një lojtar të mirë si Lautaro”.

“Interi po bën një përpjekje të rëndësishme për të rinovuar skuadrën dhe ata gjithashtu do të bëjnë një përpjekje për të përmirësuar marrëveshjen me një lojtar të mirë si Lautaro. Ata do të na telefonojnë me siguri”, ka shtuar më tej Camano.

Që nga ardhja e tij në Inter në vitin 2018, Lautaro ka shënuar 102 gola dhe ka dhënë 36 asistime, duke u përmirësuar vazhdimisht me kalimin e viteve. Ai ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Liga e Kampionëve
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

La Liga
Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo

Nuk po luan shumë te Real Madridi, PSG shkon me ofertë tunduese te Rodrygo

Ligue 1
Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t'i shesë

Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t'i shesë

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori