LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nëse do ta kisha sanksionuar Rusinë, SHBA-ja nuk do ta sanksiononte Vulinin – nuk do ta shkarkoj kreun e BIA-s

Vuçiq: Nëse do ta kisha sanksionuar Rusinë, SHBA-ja nuk do ta sanksiononte Vulinin – nuk do ta shkarkoj kreun e BIA-s

Nëse do të kisha shpallur ndryshime në politikën e jashtme duke i vendosur sanksione Rusisë një natë para se Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sanksionojnë kreun e BIA-s, amerikanët nuk do ta ndëshkonin Aleksandar Vulinin.

Kështu deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste televizive, raporton danas.


Ai konfirmoi se ishte kontaktuar nga diplomatë të huaj një natë para se Vulin të futej në listën e zezë, por nuk donte të thoshte emrat e personave me të cilët foli dhe që dyshohet se i garantuan se kreu i BIA-s nuk do të sanksionohej nëse ai (Vuçiq) do të thoshte se “Serbia ka mundësi t’i vendos sanksione ndaj Rusisë”.

Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s
Lexo po ashtu Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

“Pra, vetëm që të jap në premtim dhe mos t’i vendos sanksione Rusisë”, tha i pari i shtetit serb.

Më pas tha se Aleksandar Vulin është njeri i drejtë.

“Po të ishte në rrezik shteti, do t’i thoja të jepte dorëheqje… Nuk dua që asnjë individ të jetë përballë shtetit”, deklaroi Vuçiq.

Ndryshe, Thesari amerikan i Shtetit e ka sanksionuar Vulinin për trafikim të drogës, bashkëpunim me Rusinë, minim të paqes në Ballkan. /Telegrafi/