LAJMI I FUNDIT:

Fluxo vjen me ndryshime në ekipin e CS:GO

Fluxo vjen me ndryshime në ekipin e CS:GO
(Foto: HLTV)

Fluxo ka njoftuar tre lojtarët e ri të CS:GO, Romeu “⁠zevy⁠” Rocco, Vinicios “⁠PKL⁠” Coelho dhe Henrique “⁠t9rnay” Menacho.

Treshja zë vendin e Allan “⁠history⁠” Lawrenz , João “⁠felps⁠” Vasconcellos dhe Adriano “⁠WOOD7⁠” Cerato, shkruan HTLV.


Fluxo nuk kanë pasur paraqitje edhe aq të mira gjatë sezonit të kaluar, dhe pika e tyre më e lartë në renditjen botërore ishte vendi i 120 –të.

Lucas “Lucaozy” Neves dhe Vinicius “⁠vsm” Moreira mbeten nga lista e mëparshme e ekipit Fluxo.

Së fundmi ka pasur shumë ndryshime në skenën braziliane të CS:GO, para lansimit të Counter-Strike 2.

Ky ndryshim i Fluxo pritet ta dërgojë ekipin në një nivel më të lartë, më poshtë mund ta gjeni formacionin e tyre. /Telegrafi/