Duke shfaqur imazhet nga viti 1865 e deri në ditët e sotme, një ekspozitë e re bamirësie fokusohet te fëmijët në lojë – nga pjekja e bukës deri te loja në vendet e demoluara. Përzgjedhjen e fotografive që ka bërë ditorja Guardian, Telegrafi e sjell si më poshtë.
Pranë fushës së misrit, 1990: Për të ndihmuar fëmijët, Galeria “Atlas” ka kuruar ekspozitën e veçantë [Seen Not Heard: Photos of Children 1865-2023] që përfshin disa nga imazhet më të njohura dhe të famshme të fëmijëve – të shumë prej fotografëve të famshëm të 150 vjetëve të fundit. (Foto: Larry Towell/Magnum Photos)
Djemtë para një muri, 1957: Një përqindje e shitjes së çdo vepre, do t’i dhurohet organizatës Save the Children – nga 10 deri në 100 përqind të vlerës totale të çdo vepre. (Foto: Roger Mayne)
Karlie Kloss, 2012: Historia e fotografisë është e mbushur me imazhe të fëmijëve dhe të fëmijërisë. Është një nga subjektet më të njohura, ndoshta më të njohura për fotografët – që nga shpikja e këtij mediumi. (Foto: Arthut Elgort)
Djaloshi me flamur, 1970 (Foto: Vanley Burke)
Lineth dhe Kini, 2022 (Foto: Nick Brandt)
Alisa dhe Helena, 1982: Pikat kryesore përfshijnë veprat e rralla nga Henri Cartier-Bresson, Paul Strand, Robert Doisneau, Dorothea Lange, Jacques Henri Lartigue, Roger Mayne, Edward Steichen, kryevepra moderne nga Chris Killip dhe Irving Penn dhe një mori imazhesh ikonike nga pothuajse 50 fotografë të ndryshëm nga gjithë bota. (Foto: Chris Killip)
Vajza e shtëpisë bën bukë irlandeze, 1974 (Foto: Eve Arnold/Magnum Photos)
Vogëlushi në zonën e demolimit, 1968: Kur dikush mendon për fotografitë e fëmijëve, pa ndryshim kujton fytyrat e buzëqeshura, lojërat dhe pafajësinë. Shumë prej këtyre veprave, të bëra në kohë konflikti, lufte, varfërie dhe vështirësish, janë të jashtëzakonshme meqë përshkruajnë skenat të argëtimit pavarësisht nga mjediset e rrënimit, shkatërrimit ose privimit. (Foto: Shirley Baker)
Vajza franceze me qenush, 1960: Aftësia për të pezulluar rregullat normale të botës, qëndron në zemër të vetë fëmijërisë, qoftë në luftë apo në paqe. (Foto: Robert Doisneau)
Vajza e balancuar, 1957 (Foto: Roger Mayne)
Në rrugë nga Barcelona për në kufirin francez, 1939 (Foto: Robert Capa)
Kontorsioni i Laras 2, 2021 (Foto: Julia Fullerton-Batten)
Hattie, 2023 (Foto: Julia Bostock)
Mbretërit e rrugës, 1985 (Foto: Syd Shelton)
Rrugica e baobabsëve, 1997 (Foto: Chris Simpson)
Djaloshi me bagetë, 1955 (Foto: Elliott Erwitt)
Djelmoshat e Gorbalsit, 1948 (Foto: Bert Hardy)
Vëllezërit, 2017: Ekspozita do të pasurohet me botimet e para të rralla dhe materialet arkivore nga shumë prej fotografëve të ekspozuar. (Foto: Bastiaan Woudt)
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitari i Kosta Novakoviqit, për krimet e Serbisë në Shqipëri
Nga ishin Kastriotët?!
E vërteta e shthurur e grupit Led Zeppelin
Andrea Aleksi (1425-1505) prej Durrësit
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin