Futën në treg mjaltë me substanca të dëmshme për shëndet, Prokuroria ndalon për 48 orë pesë persona
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar pesë persona, të dyshuar për vepra penale “Kontrabandimi i mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë dhe Doganën e Kosovës, Inspektorë të Tregut dhe Agjencionin e e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë, ku, me ç’rast me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pesë (5) persona të dyshuar me inicialet K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I., për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedonin e Veriut, të pandehurit, kalojnë vijën kufitare duke bartur mallra dhe shmangin kontrollin doganorë, ashtu që me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale nëpër rrugë malore dhe rrugë të tjera kontrabandojnë mallra të emëruara si “mjaltë” me origjinë nga vende të ndryshme, e cila futet në paketime të ndryshme dhe në kavanoz dhe këto mallra futen në Kosovë duke i’u shmangur kontrollit doganorë dhe kontrolleve sanitare nga AUV në lidhje me cilësinë e këtyre produkteve, me ç’ rast Doganës së Kosovës i shkaktojnë dëm të konsiderueshëm material, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Të njëjtit, gjatë periudhës kohore të lartcekur, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, mallin e kontrabanduar e vënë në qarkullim për shitje pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar- AUV në Kosovë, duke e plasuar nëpër lokale të ndryshme nëpër Ferizaj dhe nëpër vende të tjera në Kosovë duke qenë të vetëdijshëm se mjalti i kontrabanduar nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmban substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blenë këtë produkt, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” nga neni 261 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, të njëjtit, gjatë kësaj periudhe, në Ferizaj dhe në vende të ndryshme nëpër Kosovë, me dashje dhe me qëllim të mashtrimit të blerësve vënë në qarkullim prodhime me shenjën në të cilën janë të shënuara të dhëna të cilat nuk i përgjigjen përmbajtjes, llojit, prejardhjes dhe kualitetit të produktit, me këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm që secili veç e veç ka kryer veprën penale “Mashtrimi i blerësve” nga neni 293 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Barnatorja qendrore e mbushur me barna pa afat, MSh thotë se po angazhohet për asgjësim
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje