LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Malishevës pritet me nderime në Asamblenë e New York-ut

Kryetari i Malishevës pritet me nderime në Asamblenë e New York-ut

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur edhe në Asamblenë e New York-ut.

Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë një momente nga pritja, siç tha ai, emocionale dhe nderimin e jashtëzakonshëm që është bërë nga Asambleja e New York-ut.


“U jam shumë mirënjohës gjithë anëtarëve të këtij institucioni të rëndësishëm në Shtetin e New Yorkut, me theks të veçantë anëtarit të saj, z. Sam Pirozzolo, që para gjithë të pranishmëve shpalosi angazhimet dhe kontributin tim ndër vite”, ka shkruar Kastrati.

“Pa dyshim, falënderimet më të sinqerta i takojnë bashkatdhetarëve tanë në ShBA, që historikisht kanë kultivuar e fuqizuar miqësinë shqiptaro -amerikane, kanë integruar vlerat tona kombëtare brenda shoqërisë amerikane, janë kontribuuesit më të mëdhenj të kombit tonë për liri, pavarësi e zhvillim ekonomik, dhe shembulli më i mirë i një shqiptari që i promovon gjithë këto vlera, është miku ynë i mirë, z. Naser Nika, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë, me të cilët ndihemi krenarë gjithë kombi shqiptar”, ka shkruar ai. /Telegrafi/