LAJMI I FUNDIT:

2 Ton të premten lanson klipin e këngës “Gotat nalt”

2 Ton të premten lanson klipin e këngës “Gotat nalt”

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton së fundmi publikoi albumin e parë muzikor “Passion”.

Ndërkohë, disa prej projekteve të përfshira në album, reperi nga Ferizaj po i sjell të realizuara edhe me videoklip.


Edhe këngën me titullin “Gotat nalt” reperi ka njoftuar për tashmë e ka finalizuar edhe me klip dhe pritet të publikohet të premten (9 qershor).

“Të premten/Gotat nalt”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, përveç me albumin reperi po shijon suksesin edhe me bashkëpunimin që solli me Majk “Aventuara”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Krahas kësaj, Arton Avdyli (emri i vërtetë) po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me mbrëmje të shumta muzikore si në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)