LAJMI I FUNDIT:

Qeni nga Luiziana thyen rekordin botëror – gjuha e tij ka një gjatësi të jashtëzakonshme

Qeni nga Luiziana thyen rekordin botëror – gjuha e tij ka një gjatësi të jashtëzakonshme

Gjuha me gjatësi prej rreth 12,5 centimetrash e një qeni nga Luiziana është certifikuar zyrtarisht si më e gjata në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Zoey, një përzierje mes rracave labrador dhe pastor gjerman, mori rekordin për gjuhën më të gjatë të një qeni të gjallë.


Pronarët e Zoey, banorët e Metairie, Sadie dhe Drew Williams, thanë se Zoey-n e morën kur ajo ishte vetëm 6 javëshe dhe pothuajse menjëherë vunë re gjuhën e saj jashtëzakonisht të gjatë, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Ne menduam me siguri se ajo do të rritej aq shumë sa t’i përshtatej madhësia e gjuhës, por ajo padyshim nuk e bëri. Ajo ende ka një gjuhë të madhe në krahasim me trupin e saj”, tha Sadie Williams për Guinness World Records.

Ndërkaq çifti bëri të ditur se Zoey është e njohur dhe shumë miqësore me fqinjët. /Telegrafi/