Qeveria e RMV-së edhe këtë vit do të mbështet EMV-në që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike
Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë SHA EMV-në për të mos u rritur çmimi i energjisë elektrike për qytetarët, tha sonte ministri i Financave Fatmir Besimi.
“Në Buxhetin e këtij viti janë paraparë 225 milionë euro për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, një pjesë e të cilave është dedikuar për EMV-në”, tha Besimi në emisionin “Vin-vin” në TV Telma.
Ai theksoi se gjatë sezonit të kaluar të ngrohjes në EMV janë transferuar gjithsej 320 milionë euro nga Buxheti që të mos shtrenjtohen rryma dhe ngrohja qendrore dhe me uljen e TVSH-së si mbështetje për faturat më të ulëta janë shtuar edhe 70 milionë euro, ose gjithsej gati 400 milionë euro që të mos rriten çmimet e energjensave.
“Mendoj se është mirë që në faturat e energjisë elektrike që marrin qytetarët të tregohet shuma e subvencionit që marrin, sepse janë paratë e tyre që vijnë nga taksat që paguajnë. Qytetarët duhet të dinë se ku shpenzohen paratë e tyre dhe është vetëm politikë e Qeverisë që ta japë subvencionin. Besoj se në faturat për këtë vit duhet të qëndrojë edhe flamuri evropian sepse Bashkimi Evropian na ka dhënë 84 milionë euro si grant për ta përballuar krizën energjetike këtë vit”, tha Besimi.
Ai nuk e përjashton mundësinë që flamuri evropian të përdoret për të bartur zgjidhje ligjore për taksën e solidaritetit, e cila pritet të derdhë 70 milionë euro në Buxhet, e cila është ngecur në Komisionin parlamentar amë për Financim dhe Buxhet ku presin edhe dy zgjidhje të tjera ligjore nga paketa e reformës. Edhe pse tashmë ka kaluar afati – 31 maji, deri në të cilin duhet të ishin dorëzuar llogaritjet për taksën e solidaritetit, thotë se afati mund të korrigjohet me amendamente.
Në përgjigje të një pyetjeje ai theksoi se nuk ka pasur sulm hakeri ndaj arkës dhe shtoi se ai funksionon pa të meta dhe se të gjitha pagesat bëhen pa probleme.
Ai shpjegoi se komentet e hakerëve burojnë nga luftërat e shpeshta hibride që po bëhen në shekullin e 21, siç ishte rasti me hakerimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor.
“Ndonjëherë i gjithë sistemi testohet si masë parandaluese, ka pasur një rast kur është dashur të riparohet transferimi i zyrës së arkës nga Shkupi në selinë qendrore dhe vetëm atë ditë pagesat janë bërë manualisht. Por nuk ka asnjë ngecje, janë bërë të gjitha pagesat dhe nuk ka vend për spekulime”, thekson Besimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'