LAJMI I FUNDIT:

Interi ka hapur bisedimet me Nachon, spanjolli shihet si pasues i Skriniar

Interi ka hapur bisedimet me Nachon, spanjolli shihet si pasues i Skriniar

Interi ka filluar t’i vërë sytë mbrojtësit të Real Madridit, Nacho Fernendez, teksa kërkon të zëvendësojë Milan Skriniar, i cili do t’i bashkohet Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni.

33-vjeçarit, i cili ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Los Blancos, i skadon kontrata në verë dhe thuhet se do të largohet nga kryeqyteti spanjoll pas një periudhe që zgjati më shumë se dy dekada, pasi iu bashkua akademisë së klubit në vitin 2001.


Nacho gjithashtu ka një përvojë të mirë, pasi ka regjistruar 318 paraqitje në të gjitha garat në karrierën e tij, si dhe ka tre tituj të La Ligës, pesë medalje të Ligës së Kampionëve dhe dy trofe të Kupës së Mbretit.

Reprezentuesi spanjoll është i aftë të luajë në dy krahët e një mbrojtje me katër, por edhe si qendërmbrojtës, ndërsa më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje te Roma e Jose Mourinhos. Gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe interesim nga Villarreal.

Sipas gazetës Marca, Interi ka qenë në kontakt me rrethin e Nachos për të ofruar një ofertë për kontratë trevjeçare, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2026.

Megjithatë, Marca gjithashtu detajon, se ekziston ende një mundësi që Nacho të zgjasë kontratën e tij me Madridin dhe se së bashku me lojtarë si Luka Modric, Toni Kroos dhe Karim Benzema, do të vlerësohet e ardhmja e tij gjatë javës së ardhshme.

Interi ka gjithashtu një periudhë të ngarkuar përpara, me çdo biznes të madh që do të përfundojë pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City më 10 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori