Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se “ka ardhur koha” që Suedia të bashkohet me NATO-n dhe “nuk ka asnjë arsye për të mos ecur përpara” ndërsa i kërkoi Turqisë të ratifikojë ofertën e anëtarësimit të Stokholmit.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin suedez në Lulea, në veri të Suedisë, Blinken tha se Suedia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt adresimit të kundërshtimeve të Ankarasë për pranimin e saj në aleancë.
“Turqia ka ngritur shqetësime të rëndësishme dhe legjitime. Suedia dhe Finlanda trajtuan të dyja këto shqetësime”, tha ai, raporton skynews.
“Ne presim që ky proces të përfundojë në javët në vijim. Nuk kemi asnjë dyshim se mund të jetë, dhe duhet të jetë dhe presim që të jetë”, shtoi diplomati amerikan.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në maj të vitit 2022, duke lënë mënjanë vite të tëra mosangazhimi ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së organizatës pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ndryshe, pranimi i Finlandës përfundoi në prill, një bllokim mbi ratifikimin e Suedisë vazhdon për shkak të kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit
Rusia po i shtyn të rinjtë ukrainas të nënshkruajnë kontrata për të luftuar kundër Ukrainës
Kryeministri britanik njofton një formë të re të Shërbimit Kombëtar të detyrueshëm për të rinjtë
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone
Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi