Simptomat që mund t’ju ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të pankreasit
Ka një sërë simptomash që lidhen me kancerin e pankreasit, më të njohurat prej të cilave janë etja dhe urina e errët.
Megjithatë, ka disa simptoma të tjera që shfaqen një vit para diagnozës, të cilat mund të rrisin shanset për shërim.
Njerëzit e diagnostikuar me kancer pankreatik në përgjithësi kanë shanset më të ulëta të mbijetesës, pasi simptomat janë më të vështira për t’u zbuluar.
Doktor Weiqi Liao nga Universiteti i Oksfordit prezantoi një hulumtim, në të cilin ai dhe kolegët e tij përdorën një bazë të dhënash që krahasonte simptomat e pacientëve me ato të pacientëve të tjerë.
Ata zbuluan se zverdhja e lëkurës dhe gjakderdhja në stomak ose zorrë ishin simptomat më të lidhura me kancerin e pankreasit. Studimi konfirmoi disa simptoma të tjera të kancerit të pankreasit dhe tregoi se pacientët shpesh kanë disa simptoma një vit përpara diagnozës dhe simptoma të tjera alarmante tre muaj para diagnozës.
Pra, njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje dhimbjes së pazakontë në pjesën e sipërme të barkut, e cila mund të përfshijë shqetësime të tjera të tretjes si kapsllëk, diarre ose nauze.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Weiqi Liao, shpresojnë se gjetjet e tyre do t’i ndihmojnë mjekët e përgjithshëm t’i njohin simptomat dhe të përmirësojnë shanset e pacientit për të mbijetuar, pasi simptomat e pazakonta që shfaqen deri në një vit para diagnozës ndihmojnë për të reaguar në kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'