LAJMI I FUNDIT:

Situata e sigurisë në veri, Qalaj: Që nga shtatori i vitit të kaluar është mjaft e tensionuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Rashit Qalaj në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu ka folur për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës si dhe paralajmërimet nga ana e Listës Serbe se pjesëtarët e komunitetit serbë nga 1 qershori “do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”.

Qalaj ka thënë se situata në veri të Kosovës është e tensionuar dhe kjo sipas tij nuk është diçka sekrete.


Ai tha se nga muaji shtator i vitit të kaluar në veri ka pasur situata të cilat e kanë cenuar rendin dhe ligjin në vend.

“Nuk është asgjë sekrete. Ne situatën atje e kemi mjaft të tensionuar. Nëse e analizojnë situatën atje, në sipërfaqe duket situatë e qetë. Mirëpo është mjaft e tensionuar, jo tash, por ka disa muaj. Që nga shtatori i vitit të kaluar kemi pas zhvillime të cilat realisht e kanë cenuar rendin dhe ligjin në vend, sidomos në ato pjesë ku kanë ndodhur bllokadat e rrugës e të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur”, ka thënë ai.

Rashit Qalaj nga PDK gjatë intervistës për emisionin “Përballje”, me Muhamet Hajrullahu, foto: Ridvan Slivova

Gjithashtu Qalaj foli edhe për procesin zgjedhor që u mbajt në katër komunat veriore.

Ai tha se nga aspekti legal dhe formal ka qenë çdo gjë në rregull.

“…Mirëpo i kemi disa kryetarë të zgjedhur tashmë, e që nga aspekti i legjitimitetit lë shumë për të dëshiruar. Konsideroj që procesi ka qenë i suksesshëm në kushtet që është mbajtur edhe pse e dimë që popullata lokale atje, në masë të madhe i ka bojkotuar ato zgjedhje. Disa individë nga vullneti i tyre, e shumica nga kërcënimet e shantazhet që ia ka bërë direkt qeveria e Beogradit dhe presidenti i Serbisë me instrumentet e saj, siç është Lista serbe dhe bota e krimit që operojnë në pjesën veriore”, potencoi Qalaj.

Rashit Qalaj nga PDK, foto: Ridvan Slivova

E sa i përket paralajmërimeve të Listës Serbe se nga 1 qershori pjesëtarët e komunitetit serbë “do ta mbrojnë vetën me të gjitha mjetet”, ai tha: “paralajmërimi i Listës Serbe për një zhvillim nga 1 qershori, mendoj që ka lidhje dhe me kryetarët e zgjedhur dhe tash realisht ata kryetar duhet të japin betimin dhe të fillojnë me punë. Por, ka lidhje dhe me shpronësimin e disa pronave atje që në fakt qeveria i ka bërë dhe mendoj që sa i përket pronave publike nuk ka të drejtë askush të kontestojë vendimin e qeverisë. Ndërsa, sa i përket pronave private duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pavarësisht se po ndodhin në veri apo në jug”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori