LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Kushtetuta e Maqedonisë do të respektohet edhe nëse OBRM-PDUKM vjen në pushtet

Zaev: Kushtetuta e Maqedonisë do të respektohet edhe nëse OBRM-PDUKM vjen në pushtet

Ish-kryeministri i RMV-së dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës, Zoran Zaev sot deklaroi se çfarë do që të ndodhë në të ardhmen emri i ri kushtetuese dhe kushtetuta e Maqedonisë së Veriut do të respektohet.

Zaev, në intervistën për gazetën greke “Kathimerini” ka deklaruar se anketat tani tregojnë se Greqia është në mesin e pesë miqve më të mirë të Maqedonisë së Veriut, derisa para “Prespës”, vlerësohej si një nga tre armiqtë politik të vendit.


“Si politikan shumë shpesh jam në Greqi, për shkak se fëmijët e mi mësojnë në Selanik dhe takoj shumë njerëz. Të gjithë janë korrekt, kurse ka të tillë që thonë “ Z.Zaev unë jam kundër Marrëveshjes së Prespës, por ju jeni njeri i mirë. Të punojmë bashkë”, tha Zaev për ”Katimerini”.

Ish-Kryeministri Zaev ka falënderuar qeverinë greke për ndihmën e ofruar gjatë pandemisë por edhe për mbështetjen për NATO dhe perspektivën evropiane.

Ai theksoi se disa parti djathtiste ende hezitojnë ta pranojnë emrin e ri, por emri Maqedonia e Veriut tashmë është në kushtetutë dhe duhet të respektohet.

“E di se çfarë do që të ndodh në RMV në të ardhmen, Kushtetuta duhet të respektohet. Madje edhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski publikisht ka komentuar se nuk ka kthim prapa. Sikurse opozita e atëhershme greke ishte kundër, sot po gjen mënyra dhe vazhdon bashkëpunimin, për shkak se askush nuk dëshiron të shkatërrojë diçka të dobishme për dy vendet” tha Zaev.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM pa dallim nëse është në opozitë ose në pushtet do të duhet ta respektojë Kushtetutën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori