LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja u trondit kur zbuloi se shtëpia që kishte blerë ishte e mbushur plot me gjarprinj

Amerikanja u trondit kur zbuloi se shtëpia që kishte blerë ishte e mbushur plot me gjarprinj

Një grua nga Kolorado që bleu një shtëpi për herë të parë në muajin prill e zbuloi disa javë më vonë se shtëpia ishte e mbushur me gjarpërinj.

Siç raportohet, 42-vjeçarja Amber Hall tha se u zhvendos në një shtëpi në qytetin Centennial me djalin e saj 13-vjeçar, vajzën 11-vjeçare dhe me dy qentë e tyre ‘retrievers’ Labrador në muajin prill dhe disa javë më vonë një nga qentë e saj e paralajmëroi atë për disa gjarpërinj që rrëshqitnin pas një mbajtëse në murin e garazhit, transmeton Telegrafi.


“Isha e tronditur”, tha Hall për The Washington Post. “Kam shumë frikë nga gjarpërinjtë”.

Ajo u shpreh se kapësit e gjarpërinjve kanë bërë vizita të shpeshta në shtëpi dhe kanë kapur rreth 30 prej tyre, që ishin gjarpërinj johelmues.

Gruaja deklaroi se shumica e gjarpërinjve janë gjetur në garazh, por se i ka parë gjithashtu edhe nëpër shtëpi.

Ekspertët thanë se ka gjasa të ketë një strofkë nën shtëpi ku gjarpërinjtë kanë jetuar për të paktën dy vjet.

Punëtorët e kontrollit të dëmtuesve thanë se do të duhej të copëtonin kuvertën dhe betonin përreth për të arritur tek strofka.

“Kapësi i gjarpërinjve më tha se gjarpërinjtë që ai kapi duken të jenë rreth 2 deri në 3 vjeç, kështu që beson se ata kanë qenë për një kohë të gjatë dhe ka shumë më tepër”, tha mes tjerash amerikanja. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Virale
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori