LAJMI I FUNDIT:

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës binjakëzohet me degën e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës binjakëzohet me degën e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë si mysafir special në takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dega Dakota e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në komunikatë thuhet se “në këtë takim u bë edhe binjakëzimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe degës së Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut (KKA-ND). Ky binjakëzim mes dy kolegjeve konsiderohet e arritur shumë e rëndësishme, sepse do të ndikojë drejtpërdrejt në avancimin dhe zhvillimin e kirurgjisë kosovare dhe fuqizimin e diplomacisë mjekësore”.


Binjakëzimin mes dy institucioneve, Prof. dr. Rifat Latifi e vlerësoi si hap shumë të suksesshëm, pasi që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për synim të transformojë kirurgjinë kosovare drejt standardeve ndërkombëtare.

Në takimin “North Dakota and South Dakota Chapters of the American College of Surgeons 2023 Annual Meeting (Takimi Vjetor 2023 – Degët e Dakotës së Veriut dhe Dakotës së Jugut të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve), Dr. Latifi ka mbajtur ligjëratën kryesore “Global Surgery and Surgical Volunterism: A Sustainable Model of Improving Access to Care” (Kirurgjia globale dhe vullnetarizmi kirurgjikal: Një model i qëndrueshëm i përmirësimit të  kujdesit kirurgjik) si dhe  temën “Complex Abdominal Wall Reconstruction: What the Acute Care and General Surgeon Should Know (Rindërtimi Kompleks i Murit Abdominal: Çka duhet të dinë Kirurgu i Kujdesit Akut dhe Kirurgu i Përgjithshëm).

Më këtë rast, Dr. Latifi shpjegoi përvojën e tij shumë vjeçare si kirurg i përgjithshëm/traumatolog, dhe për rëndësinë që kanë involvimi si vullnetar ne kirurgjinë globale dhe zhvillimet e avancuara shkencore, në kirurgjinë komplekse te Rindërtimi Kompleks i Murit Abdominal.

Dr. Latifi u ftua me këtë rast të takohet edhe me ekipin e traumës dhe telemjekësisë në Qendrën Spitalore Sanford, në Fargo, për të ndarë përvojën e tij si autoritet ndërkombëtar në këto dy fusha.

Anëtari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, FACS, njëherit edhe Shef i Qendrës së Nivelit të Parë të Traumës në qendrën spitalore Sanford Medical Center në Fargo, North Dakota, është zgjedhur Kryetar i ardhshëm i degës së Kolegjit Amerikan të Kirurgëve – Dakota e Veriut, SHBA.

Dr. Ahmeti është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Programit Specialistik Kirurgjik pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e North Dakotës, e gjithashtu Drejtor i Ҫështjeve Akademike dhe Hulumtimeve Shkencore. Si projekt parësor në pozitën e kryetarit të ardhshëm të ACS-ND dhe Shefit të Traumës, Dr. Ahmeti do ta ketë themelimin e ATLS në Kosovë, si dhe mbajtjen e parë të kursit kryesor për trajtimin e traumës – ATLS në Kosovë gjatë këtij viti, nën sponzorizimin e Sanford Medical Center Fargo dhe në bashkëpunim me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.

Me këtë rast Dr. Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka theksuar se “Zgjedhja e Dr. Mentor Ahmetit, Kryetar i ardhshëm i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve,  Dega e Dakotës së Veriut, është një arritje e madhe për Dr. Mentorin, por dhe të gjithë ne. Është dëshmi e qartë për përparimin dhe ngritjen e kirurgëve shqiptarë nëpër botë, mburrje për neve të gjithë, si dhe do të mundësojë lidhjen edhe më të fuqishme të KCS dhe Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe degëve të shumë shteteve të ndryshme amerikane, e po ashtu edhe vendeve të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori