LAJMI I FUNDIT:

Takimi i 2 majit Kurti-Vuçiq, njohësit e integrimeve thonë se ka sinjale pozitive nga palët

Takimi i 2 majit Kurti-Vuçiq, njohësit e integrimeve thonë se ka sinjale pozitive nga palët

Draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, do të jetë në tavolinën e diskutimeve në Bruksel më 2 maj. Kështu, Kosova pritet të nis punën në themelimin e Asociacionit. Nga fondacioni Friedrich Ebert Stiftung thonë se drafti i tyre është një bazë e mirë.

Kryeministri i Kosovës bashkë me një delegacion është nisur drejt Brukselit.

Në kryeqendrën evropiane, të martën ata do t’i pres një ditë e gjatë.


Nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, do ta diskutojnë me Serbinë draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

E një draft për Asociacionin tashmë është prezantuar nga Friedrich Ebert Stiftung, e që sipas Egzon Osmanaj nga ky fondacion, ky model mund të përdoret.

Paqartësi lidhur me prezantimin e statutit të Asociacionit
Lexo po ashtu Paqartësi lidhur me prezantimin e statutit të Asociacionit

Egzon Osmanaj nga FES ka thënë se “Ideja e draftit tonë është që çfarëdo vendimi, financat dhe gjithçka tjetër me e pas njëfarë kontrolli të autoriteteve tona qendrore, që besoj që është shumë e rëndësishme sepse kjo edhe e siguron që nuk do të ketë ndonjë strukturë tjetër mes nivelit lokal dhe atij qendror”.

Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë flamurin.

Për Zgjim Hysenin nga PSD, Qeveria Kurti pranoi gjithçka që u propozua në dialog.

Shala: Ura e Ibrit do të jetë temë diskutimi në takimin Kurti – Vuçiq
Lexo po ashtu Shala: Ura e Ibrit do të jetë temë diskutimi në takimin Kurti – Vuçiq

“Asociacioni është një emër tjetër për autonomi. Edhe fakti që po diskutohet që për çfarë asociacioni po flasim, kjo veç tregon që procesi është futë në korniza. Krejt çka mund të presim gjatë këtyre ditëve është menaxhim i marrëdhënieve me publikun. Pra improvizim i mospajtimeve drejt pranimeve”.

Zhvillimet e fundit në veri, përfshirë vendimin për hapjen e Urës së Ibrit, Hyseni vlerëson se mund të sjellin kriza.

Megjithatë, përkundër këtyre ndodhive, Osmani është optimist se Kosova dhe Serbia mund ta gjejnë një pajtim për themelimin e Asociacionit.

Osmanaj nga FES është shprehur se “Ndoshta edhe diskursi që është përdorë prej marrëveshjes së Ohrit e tutje, jep një shpresë kogja të mirë dhe është një sinjal pozitiv që do të ketë një dakordim ose dot ketë një marrëveshje për një lloj asociacioni të këtyre komunave. Ne e kemi parë edhe diskursin që është përodorë nga qeveria, poashtu kemi parë edhe kryeministrin të ketë përmendur që veçse është i gatshëm të propozoj disa opsione se si do të zgjidhet kjo problematikë”.

Takimi i 2 majit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq vjen pas takimit të 18 marsit në Ohër ku palët u dakorduan për marrëveshjen në kuadër të planit franko-gjerman. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se gjatë gjithë javës së kaluar është marrë me Ballkanin, veçanërisht duke u përgatitur për takimin e 2 majit./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori