Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës. Këto komente Kurti i bëri në një intervistë për median korate “Hina” në prag të një raundi të ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Në takimin e Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 2 maj, do të prezantohet drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, që është një pikë kyçe e negociatave, transmeton Telegrafi.
Kurti, i cili ndodhej në forumin ekonomik në qytetin grek të Delphi, tha se ende nuk e ka parë draftin për krijimin e Asociacionit.
Pala serbe ka prioritet formimin e një bashkësie të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila është paraparë me marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2013.
Kosova, nga ana tjetër, po përpiqet ta pengojë atë komunitet të ketë kompetenca ekzekutive, duke theksuar se nuk dëshiron diçka si Republika Srpska në BeH në territorin e saj.
“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë nëse do të ma prezantonin fillimisht në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e minoriteteve”, tha ai.
“Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në BeH. Ne nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, theksoi ai.
Kurti pohon se sheh ngjashmëri me Rusinë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje.
“Megjithatë, vendi ynë është një vend normal demokratik që u jep të drejta individuale dhe të tjera qytetarëve të vet, por nuk lejon territorizim në bazë etnike, sepse është kundër demokracisë dhe republikës”, shtoi Kurti.
Ai tha se u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik, përkatësie sociale apo përkatësie fetare dhe se në Bruksel do të sigurojë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në tërë territorin e Kosovës.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial është diçka që nuk guxon të cenohet. Unë dua marrëdhënie normale me Serbinë, marrëdhënie evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore. Mbrojtja e minoriteteve është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i japim pushtetin ekzekutiv komunitetit lokal sepse pushtetet ekzekutive i përkasin Qeverisë dhe komunave”.
“Gjithashtu, ne duam të forcojmë shërbimet publike që do t’u ofrohen të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo t’i ofrojmë për shkak të përkatësisë etnike. Pra, të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet takimi në Bruksel”, theksoi Kurti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!