LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Nigeria bëri një dron nga mbeturinat, një kompani teknologjike i ofroi punë praktike

I riu nga Nigeria bëri një dron nga mbeturinat, një kompani teknologjike i ofroi punë praktike

Bolaji Fatai, 21 vjeç, nuk ka shkelur kurrë në një aeroplan, por kjo nuk e ka penguar atë të ndërtojë modelin e tij të aeroplanit me telekomandë nga mbeturinat, dhe ta fluturojë atë në qiell mbi qendrën tregtare të Nigerisë, Lagos.

Pavarësisht një dite me re dhe me erë, aeroplani me një helikë arriti t’i rezistojë rrymave të erës lart mbi një fushë futbolli me rërë, përpara se të përplasej poshtë mbi kokat e shikuesve në Oworonshoki, një lagje e varfër në lindje të qytetit ku jeton Fatai, transmeton Telegrafi.


Ai bleu helikën dhe telekomandën në një dyqan, por ndërtoi gypin, krahët, bishtin dhe fundin e barkut nga pjesët e stiroporit të ricikluar dhe i ngjiti me shirit ngjitës. Hapësira e krahëve të aeroplanit të tij është rreth një metër.

“E fillova këtë hobi kur isha shtatë vjeç. Mblodha disa objekte dhe punova në projekte më të vogla. Dhe gjithmonë ndjej ngazëllim kur shoh një aeroplan duke fluturuar”, tha 21-vjeçari për Reuters.

Hobi i Fatait së shpejti mund të shndërrohet në diçka më shumë dhe të realizojë ëndrrat e tij të fëmijërisë.

Përkatësisht, kompania e teknologjisë i ofroi atij një praktikë, e cila është një hap i parë i rëndësishëm drejt realizimit të dëshirës së tij për t’u bërë inxhinier aeronautik.

“Duke qenë se vendi ynë është një nga vendet e pazhvilluara, shpresoj të bëhem pjesë e një ekipi që do të punojë në zhvillimin e tij duke përdorur teknologjinë time të dronëve”, tha ai me krenari. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani

Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani

Botë
Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit

Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit

Evropa
I riu nga Palestina tregon jetën dhe rutinën e tij në Rripin e Gazës – videot e tij marrin miliona klikime në TikTok

I riu nga Palestina tregon jetën dhe rutinën e tij në Rripin e Gazës – videot e tij marrin miliona klikime në TikTok

Azia
Erërat e forta lëviznin aeroplanin 40 tonësh në aeroportin e Dallasit – sillej sikur të ishte ndërtuar nga letra

Erërat e forta lëviznin aeroplanin 40 tonësh në aeroportin e Dallasit – sillej sikur të ishte ndërtuar nga letra

Amerika
Inteligjenca ushtarake ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit të dy anijeve ruse në Krime

Inteligjenca ushtarake ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit të dy anijeve ruse në Krime

Evropa
Turqia fillon prodhimin masiv të tankut Altay

Turqia fillon prodhimin masiv të tankut Altay

Turqia
Kalo në kategori