Muzeu i Automobilave Petersen, një nga vendtakimet më gjithëpërfshirëse të historisë së automobilave, do ta mirëpret pret Porsche-në, një nga markat më ikonike të makinave, për 75-vjetorin e prodhuesit të automjeteve.
Ekspozita do të hapet me 16 prill, dhe do të mbahet në bashkëpunim me Porsche Cars North America.
E quajtur “We Are Porsche”, kjo ekspozitë do të fokusohet në atë se si figura ndikuese amerikane ndihmuan në transformimin e Porsche nga një ndërtues i veturave sportive në një fenomen kulturor, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.
Ndryshe ekspozita do të mbahet në katin e parë dhe të dytë të Muzeut Automobilistik Petersen dhe përmban 40 automjete unike, duke përfshirë:
Porsche 550 Spyder me të cilën garuan Betty Shutes dhe Ken Miles
Origjinali i Dean Jeffries “Outlaw Porsche”, Carrera 356 i personalizuar nga viti 1957
Makina e Formula 1 Porsche 804 e Dan Gurney e vitit 1962
Can-Am Spyder 917/30 1973 i Mark Donohue
Dhe Porsche 911 Turbo 1976 i Steve McQueen.
Ekspozita përfshin gjithashtu veturat Porsche të paraqitura në filma duke përfshirë “Top Gun: Maverick” dhe “Glass Onion: A Knives Out Mystery”. Për më tepër, ai thekson historitë e njerëzve që kontribuan në trashëgiminë e garave të Porsche, si Dan Gurney, Ken Miles, Hurley Haywood dhe Patrick Long.
Ekziston një seksion mbi “The Spyder Women”, një grup shoferësh makinash garash që drejtuan 550 Spyder, duke përfshirë Betty Shutes, Ruth Levy dhe Denise McCluggage. Së fundi, ekspozita përfshin edhe disa persona të famshëm, shoferë dhe artistë si Patrick Dempsey, Steve McQueen, Rod Emory dhe Daniel Arsham. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Kushtrim Kastrati është pensionuar nga hendbolli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit