Agjencitë e zbatimit të ligjit janë bërë mjaft të varura nga kërkimi i të dhënave nga kompanitë e teknologjisë gjatë dekadës së fundit. Përdorimi i informacionit nga kompanitë e teknologjisë është bërë një nga teknikat e preferuara të hetimit të policëve në mbarë botën.
Surfshark, një ofrues i shquar i VPN, së fundmi përpiloi një raport që tregon se cilat qeveri kërkojnë më së shumti të dhëna nga disa prej firmave më të mëdha të industrisë së teknologjisë – veçanërisht nga Google, Apple, Meta dhe Microsoft.
Kur bëhet fjalë për vendet që dalin në krye, Surfshark nuk po i kategorizon shkëmbyesit “më të mëdhenj” të të dhënave sipas të cilave qeveritë bënë më shumë kërkesa – përndryshe padyshim se Kina do ta kishte vendin e parë, raporton Gizmodo, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, vlen të përmendet fakti se Google dhe Meta kryesisht nuk operojnë në Kinë.
Në vend të kësaj, matjet e tij bazohen në numrin e llogarive që qeveritë kërkuan të dhëna në lidhje me popullsinë e përgjithshme të vendit.
Kështu, vendet që renditen si kërkuesit më të mëdhenj të të dhënave janë ato që kanë kërkuar më shumë të dhëna për 100,000 njerëz. Ja çfarë zbulojnë gjetjet e raportit. /Telegrafi/
Belgjika
Belgjika është një vend i vogël, por që ndanë një numër të lartë të të dhënave me policinë. Raporti i Surfshark tregon se gjatë periudhës kohore që ata e bënë raportin, kompanitë nga qeveria e këtij vendi morën kërkesa për të dhënat e rreth 36,683 përdoruesve të tyre, kjo shifër përkthehet në 316.72 kërkesa për 100 mijë banorë.
Portugalia
Gjatë periudhës përkatëse kohore, kompanitë morën kërkesa për të dhëna nga qeveria portugeze në lidhje me rreth 36,958 llogari përdoruesish, ose ndryshe 358.89 kërkesa për 100 mijë banorë.
Irlanda
Kompanitë në Irlandë morën kërkesa për të dhëna në lidhje me 19,648 llogari, duke arritur në një normë prej 395.56 kërkesa për 100 mijë banorë.
Franca
Kompanitë teknologjike nga qeveria franceze morën kërkesa për të dhëna në lidhje me 343,362 llogari, shifër që arrin në 532.32 kërkesa për 100 mijë banorë.
Mbretëria e Bashkuar
Nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kompanitë morën kërkesa për të dhëna në lidhje me 391,835 llogari, që arrin në 583,37 kërkesa për 100 mijë banorë.
Singapori
Singapori, edhe pse një komb relativisht i vogël, është afër kryesimit të listës. Gjatë periudhës kohore të lartpërmendur, kompanitë në fjalë nga qeveria e Singaporit morën kërkesa për të dhëna në lidhje me 35,980 llogari, ose 607.13 kërkesa për 100 mijë banorë.
Gjermania
Gjatë kësaj periudhe kohore, kompanitë në fjalë nga qeveria gjermane kishin marrë rreth 540.532 kërkesa për të dhëna në lidhje me përdoruesit e tyre, që e çon numrin në 648.23 kërkesa për 100 mijë banorë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Amerika është zakonisht numër 1 në gjithçka që bën, dhe mbikëqyrja policore nuk bën përjashtim. Gjatë periudhës kohore të shqyrtuar, kompanitë nga qeveria amerikane morën mbi 2 milionë kërkesa për të dhëna, e tëra kjo përkthehet në 728,41 kërkesa për 100 mijë banorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle Maps fshin gjithçka: Keni ende pak kohë - kështu mund t'i ruani të dhënat tuaja
Premiera: Samsung Galaxy A16
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente
SpaceX do të ketë vlerë rreth 500 miliardë dollarë deri në vitin 2030
Zbulohet një datë e re për prezantimin e serisë Galaxy S25 të Samsung
A e keni provuar “Google gravity”?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët