LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e pengesave me drunj e gozhda afër pikës kufitare në Bërnjak – deklarohet Prokuroria

Vendosja e pengesave me drunj e gozhda afër pikës kufitare në Bërnjak – deklarohet Prokuroria

Disa pengesa me drunj dhe një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve, ishin vendosur të shtunën në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

Policia njoftoi se kishte larguar pengesat dhe se rasti po hetohej.


Lidhur me këtë Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni tha se është hapur rast në drejtim veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”.

Vendosen pengesa me gozhda dhe drunj në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak
Lexo po ashtu Vendosen pengesa me gozhda dhe drunj në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak

“Sa i përket rastit të pengesave, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka udhëzuar policinë që të hapet rast në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”. Rasti vazhdon të hetohet në koordinim me  policinë”, tha Preteni.

Kujtojmë se muaj më parë kjo pikë kufitare kishte qenë e mbyllur për shkak të vendosjes së barrikadave nga ana e serbëve lokalë.

Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori