Nga: Courtney Love / The Guardian (Titulli origjinal: Why are women so marginalised by the Rock & Roll Hall of Fame?)
Përkthimi: Telegrafi.com
U futa në këtë biznes për të bërë këngë të shkëlqyeshme dhe për t’u argëtuar. Isha person që mëson shpejtë. Lexova çdo revistë muzikore që kisha në dorë dhe – në moshën 12-vjeçare, pasi përvetësova shumë numra të revistës Creem – vendosa ta bazoja personalitetin tim te Lester Bangs, te krijuesi i kritikëve të rokut; me mua përputhej besimi i tij i vazhdueshëm në fuqinë transformuese të një kënge të madhe të rokut. (Gjithashtu u fiksova pas debateve të tij me Lou Reedin – ato më ngatërruan, por mua më pëlqenin.) Artistët dhe këngët e tyre i skalitën jetën time, besimet e mia, konceptin tim si muzikante – Patti Smithi rrëqethë me Pissing in the River, Heart me Barracuda, Runaways me Dead End Justice, të cilat ende i di fjalë për fjalë. Por, ajo që asnjë revistë apo album nuk mundi të më mësojë apo të më përgatiste, ishte fakti se sa e jashtëzakonshme duhet të jesh, si grua dhe artiste, për ta mbajtur kokën lartë mbi ujërat e biznesit të muzikës.
I mrekullueshmi Chuck D e bëri këtë rep: Elvisi është hero për shumicën, por ai për mua nuk flet asgjë. Jam dakord. Big Mama Thornton e këndoi për herë të parë këngën Hound Dog; është shkruar për të (dhe ndoshta me të) në vitin 1952, gjë e cila më vonë e nxori Mbretin në radio. E këndoi edhe Sister Rosetta Tharpe, në versionin e saj më të ashpër. Kënga e saj Strange Things Happen Every Day u incizua në vitin 1944. Ishin këto këngë dhe interpretimi i ungjillor në kitarë që e kanë ndryshuar përgjithmonë muzikën dhe që e kanë krijuar atë që ne tani e quajmë rokënrol.
Kur Rock & Roll Hall of Fame filloi më 1983, do të kishit menduar se do t’ia nisin me Sister Rosettan, me ato akordet e para që jehojnë në repertorin që ne tani të gjithë e këndojmë. Të pranuarit fillestarë ishin Chuck Berry, James Brown, Ray Charles, Little Richard, Sam Cooke, Fats Domino, The Everly Brothers, Buddy Holly, Jerry Lee Lewis dhe Elvis Presley; asnjë grua në horizont. Sister Rosetta nuk fut aty derisa Rock Hall publikisht nuk u turpërua, për ta shtuar atë më 2018. (Ajo ishte në një pullë postare të ShBA-së dy dekada përpara se Rock Hall ta pranonte.) Big Mama Thornton, me incizimin e këngës Ball’n’Chain e ka formësuar po ashtu këtë formë të re muzikore? Ende nuk është aty. Sot, vetëm 8.48 për qind e të induktuarve janë gra.
Nominimet për këtë vit, të shpallura muajin e kaluar, rikthyen kujtesën e përvitshme se sa e jashtëzakonshme duhet të jetë një grua për t’u futur në klubin e vjetër të djemve. (Artistët kualifikohen 25 vjet pas publikimit të albumit të tyre të parë.) Më shumë gra u nominuan në një vit sesa në çdo kohë në historinë e saj 40-vjeçare. Aty ishin ikonoklastet: Kate Bush, Cyndi Lauper, Missy Elliott; dy gra nga grupet që përcaktojnë epokën: Meg White nga White Stripes dhe Gillian Gilbert nga New Order; dhe një grua që përmbysi klubin e djemve: Sheryl Crow.
Megjithatë, lista e këtij viti paraqiti disa gra legjendare që u është dashur të qetësohen në pritjen për t’u vënë re. Ky ishte nominimi i katërt për Bushin, një vizionare, artistja e parë femër që doli në vendin e parë në toplistën e Mbretërisë së Bashkuar me një këngë që ajo e shkroi (më 1979, Wuthering Heights) në moshën 19-vjeçare. Mund të pranohej që më 2004. Atë vit, Prince u pranua – me meritë, në vitin e tij të parë të nominimit – së bashku me Jackson Browne, ZZ Top, Traffic, Bob Seger, Dells dhe George Harrison. Bashkëthemeluesi dhe kryetari i atëhershëm i Rock Hall-it, Jann Wenner (gjithashtu bashkëthemeluesi i revistës Rolling Stone) e futi veten. Por, Bush nuk doli në votim deri në vitin 2018 – dhe ajo ende nuk është përfshirë.
Harroni se ajo ishte gruaja e parë në historinë e popit që ka shkruar çdo këngë në albumin debutues të shitur në miliona kopje. Një pioniere e sintisajzerëve dhe videove muzikore, ajo u zbulua vitin e kaluar nga një brez i ri adhuruesish kur kënga Running Up That Hill (A Deal With God) u shfaq në hitin e Netflix-it, Stranger Things. Ajo ende është duke bërë albume. E, megjithatë, nuk ka asnjë garanci se do t’ia dalë këtë vit. Rock Hall-it iu deshën mbi 30 vjet për ta futur Nina Simonen dhe Carole Kingun. Linda Ronstadt e publikoi albumin e parë në vitin 1969 dhe u bë gruaja e parë që interpretonte në stadiume, megjithatë u përfshi së bashku me grupin Nirvana në vitin 2014. Më e tmerrshmja, Tina Turner u fut si solo-artiste tri dekada më parë pasi mori mbështetjen për bashkëpunimin me dhunuesin e saj, Ike.
Pse gratë janë kaq të margjinalizuara nga Rock Hall-i? Nga 31 personat në bordin e emërimit, vetëm nëntë janë gra. Sipas historianes së muzikës, Evelyn McDonnell, votuesit e Rock Hall-it, mes tyre muzikantët dhe elitat e industrisë, janë 90 për qind meshkuj.
Mund ta harroni Rock Hall-in dhe të argumentoni se po ndërton një totem për parëndësinë e vet. Pse duhet të na interesojë kush është brenda e kush jo? Por, sado përçmuese që kanë qenë induksionet e saj, Rock Hall është mburojë kundër harresës me të cilën përballet çdo artiste, pavarësisht nëse dëshiron nderin apo dëshiron të pështyjë mbi të. Është lojë që njeh lojës, një histori të bërë dhe të shënuar.
Rock Hall krijon fuqi në industrinë botërore të muzikës. (Në ShBA transmetohet në HBO.) Induksioni ndikon në çmimet e biletave të artistëve, garancitë e performancës së tyre, cilësinë e fushatave të tyre të ripublikimeve (nëse ka të tilla). Këto mundësi e ndryshojnë jetën – bëjnë dallimin mes turneve në lokalet e tregut dytësor që hapen për një komedian të klasit të dytë, ose të kryesimit në festivalet e respektuara. Rock Hall mbulohet me një shkëlqim dhe jetëgjatësi që Grammy nuk e ka. Veçanërisht për artistet gra veterane, induksioni ua jep një status që ndikon drejtpërdrejt në jetën që janë në gjendje ta bëjnë. Është një nga mënyrat e vetme, dhe sigurisht më e dukshme, që këto gra ta kenë trashëgiminë e nderuar dhe që kjo të ketë efekt të menjëhershëm material. Këto nuk janë këngë, këto janë himne, sa për të cituar muzikantin Jay-Z.
Pengesat janë dukshëm më të ulëta për burrat që t’i kapërcejnë (ose të rrëshqasin poshtë tyre). Rock Hall e pranoi grupin Pearl Jam rreth katër sekonda pasi kualifikimit – dhe, megjithatë, Chaka Khan, e kualifikuar që nga viti 2003, lëngon me shtatë nominime. Gjithçka nuk është e humbur, megjithatë – Rock Hall po bën një program të veçantë për Muajin e Historisë së Grave me veshjet e tyre skenike …
Ajo që e bën veçanërisht tragjik statusin e Khanit, gjithmonë si shoqëruese e nuses, është se ishte, është dhe se gjithmonë do të jetë prijëse. Një figurë e veçantë, ka qenë Mbretëresha e Fankut kur sapo kishte kaluar adoleshencën. Siç ka thënë Rickie Lee Jones: Ishte Aretha dhe më pas ishte Chaka. I keni dëgjuar kur këndonin dhe e dinit se askush nuk e kishte bërë këtë më parë.
Megjithatë, Khan e ndryshoi muzikën; kur ishte në skenë me veshjen e saj karakteristike, duke kënduar Tell Me Something Good dhe duke e çuar atë në të gjitha vendet ku shkoi, ajo e hapi një botë të re libidinale. Të sensualitet, të së zezës: ajo ishte e lirshme. Ishte si perëndeshë. Dhe, asgjë nuk ishte njësoj.
Por, me gjithë talentin dhe arritjet e saj të jashtëzakonshme – dhe nëse ka një gjë që femrat në muzikë duhet të jenë është se ajo është pafundësisht e jashtëzakonshme – Khan nuk e ka bindur Rock Hall-in. Çmimet e saj, Grammy-t e saj, jetëgjatësia e muzikës të saj, zanati i saj, këmbëngulja e saj për të mbijetuar duke qenë një grua e re me ngjyrë me mendjen e vet për biznesin muzikor të viteve 1970, për të ndërtuar urën për derën e mbyllur – asnjëra nga këto nuk e meriton kanonizimin. Ose kështu na thotë Rock Hall-i.
Krijimi i kanuneve të Rock Hall-it nuk ka vetëm erë seksiste, por edhe injorancë dhe armiqësi të qëllimshme. Këtë vit, një votues i tha revistës Vulture se ata mezi e dinin se kush ishte Bushi – në vitin që pati një këngë numër një në mbarë botën, 38 vjet pasi e publikoi për herë të parë. Induksioni i mundshëm i [daullistes] Meg White, si gjysma [e grupit] White Stripes (në vitin e parë të nominimit) ka ndezur një diskurs përçmues në internet; e kuptoni se votuesit janë për [kitaristin] Jack White, pa të, dhe këtë do ta bënin sot. Dhe, akoma më shumë: ajo do të ishte daullistja e tretë grua atje, pas Gina Shockut të Go-Go’s dhe Mo Tuckerit të Velvet Underground. Ku është Sheila E – e nominuar që nga viti 2001?
Gjërat nuk janë mirë as për artistët me ngjyrë – Beastie Boys u futën në vitin 2012, përpara shumicës së artistëve të hip-hopit të zi nga të cilët mësuan të rimojnë. A Tribe Called Quest, të pranishëm që nga viti 2010 dhe muzika e të cilëve krijoi një kufi të ri për hip-hopin, u nominuan vitin e kaluar dhe përsëri këtë vit – një hedhje zari kundër rokerëve të bardhë me të cilët janë të detyruar të konkurrojnë në fletëvotime.
Nëse kaq pak gra po futen në Rock Hall, atëherë komisioni emërues është i prishur. Nëse futen kaq pak artistë me ngjyrë, kaq pak gra me ngjyrë, atëherë procesi i votimit duhet të rishikohet. Muzika është forcë jete që vazhdimisht evoluon – dhe ata nuk ecin me kohën. Turp për HBO-në që mbështet këtë farsë.
Nëse Rock Hall-o nuk është gati t’i shikojë mënyrat se si po përsërit dhunën e racizmit strukturor dhe të seksizmit me të cilin përballen artistet në industrinë e muzikës, nëse nuk mund të nderojë siç duhet atë që gratë artiste vizionare kanë krijuar, zbuluar, revolucionarizuar dhe kontribuar në muzikën pop – mirë, atëherë le të shkojnë në dreq të malluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje