Një emision televiziv rus është ndalur papritur kur një nga të ftuarit e tij u rrëzua – gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Siç shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi, një video që po qarkullon në internet tregon të ftuarit në mbrëmje me Vladimir Solovyov që nxitojnë në ndihmë të burrit që ra në tokë.
Incidenti ndodhi gjatë një paneli diskutimi mbi një sërë çështjesh politike në Rusi.
Burri që u rrëzua është identifikuar si Andrey Karneev, kreu i Shkollës së Studimeve Aziatike në Shkollën e Lartë të Universitetit të Ekonomisë në Moskë.
Ai mësohet se është shëruar plotësisht pas incidentit dhe është cituar të ketë dhënë shpjegime për atë që i ka ndodhur.
the Russian propagandist could no longer listen to Soloviev and therefore decided to die.
+1 good Russian 😗 pic.twitter.com/YJstVqPslk
— Cloooud |🇺🇦 (@GloOouD) March 21, 2023
Videoja e Karneev-it që i bie të fikët u shpërnda në shumë faqe të mediave sociale në internet, duke përfshirë Twitter, YouTube, Telegram dhe TikTok, duke marrë qindra mijëra shikime.
Dhe një nga komentuesit e rrjeteve sociale me tallje ka shkruar: “Ai nuk mund të dëgjonte Solovyev kështu që vendosi të vdiste”.
Karneev, në fakt, nuk vdiq dhe në një version të zgjeruar të videos thuhet se ai mund të shihej duke u ndihmuar të çohej në këmbë dhe duke u larguar nga skena nga të ftuarit e tjerë dhe Solovyov.
Mediat ruse kanë marrë një shpjegim nga ai se çfarë i ka ndodhur në studio.
Sipas Karneev, ai ishte “thjesht i trullosur”, “nuk kishte fjetur mjaftueshëm një natë më parë” dhe gjithashtu ishte “nervoz”.
Ai vendosi të mos largohej nga studio.
“Për çdo rast, ata thirrën një mjek, [dhe] ai tha se ishte në rregull”, citohet të ketë thënë Karneev.
Karneev ka thënë gjithashtu se gjendja e tij nuk kishte lidhje me diskutimet që po zhvilloheshin brenda studios në atë kohë.
Ndryshe, prezantuesi Vladimir Solovyov njihet si pro-rus në vendin e tij, gjë që i ka dhënë pseudonimin “zëri i Putinit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës