LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Ndamë mbi 30 për qind nga buxhetit i Ministrisë për modernizimin e ushtrisë

Petrovska: Ndamë mbi 30 për qind nga buxhetit i Ministrisë për modernizimin e ushtrisë

Maqedonia e Veriut dhe aleatët e NATO-s janë të bashkuar dhe të qartë në qëllimin e tyre, sigurinë e territorit të NATO-s dhe dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në selinë e NATO-s në Bruksel ka takuar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Aleancës Mirçea Joana.


Në takim, Petrovska dhe Joana konstatuan se shtetet anëtare janë të bashkuara dhe të përkushtuara për sigurinë e aleancës si asnjëherë më parë dhe se kjo shihet qartë përmes hapave të NATO-s në përforcimin e proceseve transformuese.

Në kuadër të transformimit të mbrojtjes së Maqedonisë, ministrja Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut që në fillim ishte e orientuar qartë dhe pa mëdyshje drejt përmbushjes së qëllimeve të caktuara për kapacitete përmes ndarjes së duhur të mjeteve financiare.

Ajo theksoi se këtë vit Ministria e Mbrojtjes ka ndarë më shumë se 30 për qind për modernizim, gjë që shpreh edhe vullnetin politik për të përmbushur obligimet tona.

Zëvendëssekretari i përgjithshme i NATO-s, Joana, tha se qëndrimi i Maqedonisë së Veriut është i njëjtë me atë të të gjithë aleatëve dhe shprehu mirënjohje për rolin e vendit në forcimin e sigurisë kolektive të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori