LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Marrëveshja e Ohrit ka shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Zemaj: Marrëveshja e Ohrit ka shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj u shpreh se marrëveshja apo takimi i Ohrit më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, shpërfaq mashtrimin 15 vejçar të kryeministrit, Albin Kurti.

Zemaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Kurti është dashur që vetë të merrte iniciativë për të raportuar në Kuvend për takimin e fundit në kuadër të dialogut.


“Marrëveshja apo takimi i Ohrit e ka shpërfaq mashtrimin 15 vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të LVV dhe kryeministrit, Albin Kurti. Kjo që është parë sidomos edhe ankesin do të na kushtoj shumë në kuptimin e përgjegjësive që janë marrë, por një njeri i cili nuk e ka fare problem që të anashkaloj të gjitha ato fjalë të thëna dhe të gjitha ato qëndrime dhe t’i zhbëjë me një buzëqeshje në kundërshtim edhe me parimet dhe Kushtetutën e Kosovës nuk presim diçka më mirë, presim që qytetarët dhe deputetët pa dallim të jenë në përfaqësimin e denjët ashtu siç i takon në mbrojtje të interesit të Kosovës…”, tha Zemaj.

Ai shtoi se pjesa që është marr e vetëmenaxhimit apo krijimit të një linje direkte të komuniteti me qeverinë të komunitet serb nuk përkthehet ndryshe vetëm krijimi i një pushtetit të ri i cili do të jetë në disfavor për të ardhmen e Kosovës, pa e siguruar së paku edhe njohjen dhe pa e siguruar së paku integrimin ose përafrimin për njohjen e 5 shteteve tjera dhe siguruar ulësen në OKB./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori