LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston tregon hallkën më të rëndësishme në sekretin e dukjes së saj rinore

Jennifer Aniston tregon hallkën më të rëndësishme në sekretin e dukjes së saj rinore
(Foto: Allure/Instagram)

Jennifer Aniston ka rrëfyer truket për dukjen e saj rinore dhe shprehet se gjumi është hallka më e rëndësishme që ndikon në trupin, por edhe në mendjen e saj.

“Gjumi është i mrekullueshëm. Është i mrekullueshëm”, është shprehur 54-vjeçarja për USA Today, duke pranuar se e kishte marrë si të mirëqenë kur ishte e re.

“Ju thoni: ‘Unë mund të mbijetoj me tre deri në pesë orë gjumë dhe ndihem mirë’ dhe më pas krejt papritur, thjesht nuk ndihesh më mirë dhe performanca jote nuk është aty ku duhet të jetë”, ka shtuar aktorja.


Aniston përfundimisht e kuptoi se problemet e saj me gjumin po ndikonin në punën dhe mentalitetin e saj, si edhe trupin, ngjyrën dhe flokët e saj të shkëlqyeshëm. Kështu që bashkëpunoi me kompaninë farmaceutike Idorsia për të promovuar ndërgjegjësimin dhe edukimin e gjumit. Kur filloi të mësonte më shumë rreth gjumit dhe çfarë bën për trupin, ajo kuptoi se sa i rëndësishëm është.

Cili është sekreti i modelit të flokëve të Jennifer Aniston?
Lexo po ashtu Cili është sekreti i modelit të flokëve të Jennifer Aniston?

“Trupi juaj bën të gjithë punën gjatë ditës. Kuptoni se mungesa e gjumit çon në të gjitha llojet e problemeve shëndetësore”, ka shpjeguar ajo duke vënë në dukje se gjumi i humbur nuk është diçka që mund ta riktheheni, pavarësisht se sa gjatë flini në fundjavë, nuk mund ta kompensoni.

“Bëj gjithçka që mundem gjatë ditës”, është shprehur aktorja duke shpjeguar se e nis ditën ashtu siç e përfundon, me meditim të shoqëruar nga shumë ujë dhe stërvitje. Në rastet kur fle keq, ajo fokusohet të rikuperohet të nesërmen.

Jennifer Aniston flet për përpjekjet e dështuara për të mbetur shtatzënë: Do të doja të më kishin sugjeruar ngrirjen e qelizave vezë
Lexo po ashtu Jennifer Aniston flet për përpjekjet e dështuara për të mbetur shtatzënë: Do të doja të më kishin sugjeruar ngrirjen e qelizave vezë

“Nuk e sforcoj veten aq shumë në stërvitje, sepse kjo do të çojë në lëndime kur trupi dhe truri juaj nuk janë plotësisht të pushuar. Unë thjesht përpiqem të bëj më të mirën time dhe të mendoj për gjithçka që është e mundur që do të sigurojë një gjumë të mirë”, ka thënë tutje Aniston.

Jennifer ka sqaruar se nuk po i bën të gjitha këto për t’u dukur më e re, por qëllimi është ta pranojë procesin e plakjes dhe të përparojë nga brenda jashtë.

“Dua që trupi im të bëhet më i fortë, sepse ndërsa plakem, dua që organizmi të përmirësohet. Të gjithë do të plakemi. Të gjithë shkojmë në të njëjtin vend, por mund të kujdesemi për lëkurën tonë. Mund të kemi një dietë të shëndetshme. Mund të pimë shumë ujë”, ka theksuar ajo duke e bërë të qartë se nuk e ka për qëllim të duket si kur ishte 20 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo kur flet me një fëmijë për vdekjen

Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo kur flet me një fëmijë për vdekjen

Këshilla për prindër
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Tre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim

Tre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim

Fëmija juaj
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Grimes tregon sekretet pas veshjes së saj dhe të Elon Musk në

Grimes tregon sekretet pas veshjes së saj dhe të Elon Musk në "Met Gala 2018"

Kalo në kategori