LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj 14 personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me fajde

Paraburgim ndaj 14 personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me fajde
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë kundër 15 të pandehurve.

“B.S., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja, F.S., i dyshuar për shkak të dy veprave penale fajdeja, E.S., i dyshuar për shkak të veprave penale fajdeja, shmangia nga tatimi, A.S., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja, shmangia nga tatimi, Sh.R., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje fajdeja, L.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja.


R.A., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja, M.A., i dyshuar për shkak të veprave penale fajdeja, detyrimi, K.G., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja, S.B., i dyshuar për shkak të tre veprave penale fajdeja, shmangia nga tatimi, A.M., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja, detyrimi, shmangia nga tatimi.

B.O., i dyshuar për shkak të tre veprave penale në bashkëkryerje fajdeja, B.A., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja, N.A., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja dhe Sh.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja”, thuhet në njoftim.

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katërmbëdhjetë (14) të dyshuarve: B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., A.M., B.O., B.A., N.A., Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sa i përket të dyshuarit S.B., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i caktohet masë e sigurisë ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori