LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani i Man Utd se kush do ta ngrit titullin e Carabao Cup nëse e fitojnë

Zbulohet plani i Man Utd se kush do ta ngrit titullin e Carabao Cup nëse e fitojnë

Mediat angleze kanë zbuluar planin e Manchester Unitedit për ngritjen e trofeut nëse fiton Carabao Cup pas finales me Neëcastle United.

Skuadra e Erik ten Hag do të përballet me Neëcastle në një përplasje të madhe sot (e diel) në Wembley Stadium, me Djajtë e Kuq që shpresojnë të fitojnë trofeun e tyre të parë që nga viti 2017.


Ishte Jose Mourinho në drejtimin e skuadrës kur fituan Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës dhe që atëherë, ka pasur një sërë humbjesh në gjysmëfinale dhe disfata në finale ndaj Chelsea dhe Villarreal në FA Cup dhe Ligë të Evropës.

United ka një shans të madh për t’i dhënë fund thatësirës pesëvjeçare, por ka shumë kuriozitet se kush do ta ngrejë trofeun nëse Unitedi del fitues nga finalja.

Harry Maguire mbetet kapiteni i Unitedit, por ai ka qenë zgjedhje e dytë për shumicën dërrmuese të sezonit, duke luajtur vetëm 904 minuta në 19 paraqitje.

Si rezultat, Bruno Fernandes ka mbajtur shiritin në krahë më rregullisht dhe ka performuar në mënyrë të jashtëzakonshme për Unitedin deri tani.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Maguire dhe Fernandes do të ngrenë së bashku trofeun në Wembley për t’i dhënë merita dhe mirënjohje yllit portugez që luan një rol më të spikatur në skuadër.

Fernandes do të jetë kapiten i United për finalen e tyre të parë që nga viti 2021, me Maguire që pritet të jetë sërish mes zëvendësuesve.

Në Carabao Cup këtë sezon, Maguire ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar, ndërsa Fernandes ka nisur nga minuta e parë në të pesë ndeshjet që u mbyllen me fitore.

Maguire e ka marrë rregullisht shiritin në krahë kur është zëvendësuar, madje edhe në momente shumë të vona. Ai ka ende një rol të rëndësishëm brenda skuadrës dhe u ka kërkuar bashkëlojtarëve që t’i japin fund një ecurie të mjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori