LAJMI I FUNDIT:

Clippers marrin fitore të madhe në udhëtim te Suns

Clippers marrin fitore të madhe në udhëtim te Suns

Los Angeles Clippers kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Phoenix Suns.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante në Footprint Center, ku ishte thuajse gjatë gjithë kohës e barabartë, me mysafirët që vetëm në fund të ndeshjes arritën të krijonin diferencën.


Pas 48 minutave lojë, Clippers arriti të triumfoj me nëntë pikë diferencë 107:116.

Paul George ka qenë më meritori për fitoren e mysafirëve me 26 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Me lojë të mirë u dallua edhe Terance Mann që e mbylli ndeshjen me 26 pikë, duke shtuar edhe katër kërcime e tre asistime, derisa Kawhi Leonard shtoi 15 pikë të tjera e nëntë kërcime.

Te vendasit më i dalluari ishte Josh Okogie me 24 pikë, derisa Devin Booker shtoi 19 të tjera.

Kujtojmë që për Suns nuk është paraqitur ende Kevin Durant që po vuan nga një lëndim.

Tani do të ketë pushim disa ditë në NBA pasi jemi futur në javën e All-Star Game, ku sfida kryesore zhvillohet në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori