Dita e Shën Valentinit është kthyer në një ditë të rëndësishme për të festuar dashurinë dhe romancën. Megjithatë, disa çifte mund të mos zgjedhin të festojnë për arsye të caktuara
Këtu do bëjmë “avokatin e djallit” dhe do ju listojmë ca fakte të arsyeshme, kështu edhe ju që nuk festuat të mos ndiheni keq, përkundrazi, të kuptoni se ka edhe një anë tjetër të medaljes.
Ata kanë përparësi të tregojnë dashuri dhe vlerësim gjatë gjithë vitit: Shprehja e dashurisë dhe vlerësimit nuk duhet të kufizohet në një ditë specifike të vitit. Buqetat surprizë dhe deklaratat e dashurisë mund të bëhen kurdo.
Nuk duan t’i nënshtrohen komercializmit: Dita e Shën Valentinit është bërë një festë shumë e komercializuar dhe disa çifte mund të mendojnë se presioni për të blerë dhurata dhe për të bërë gjeste madhështore largon vërtetësinë e marrëdhënies së tyre.
Foksuohen në përvoja dhe jo në pasuritë materiale: Në vend që të blejnë dhurata të shtrenjta, disa çifte mund të zgjedhin një udhëtim apo një tjetër eksperiencë unike.
Besojnë se dashuria duhet festuar çdo ditë: Dashuria është një proces i vazhdueshëm dhe disa çifte vendosin ta “festojnë” çdo ditë, jo veç për Shën Valentin.
Nuk duan t’u bashkohen pritshmërive të shoqërisë: Ka çifte që nuk e festojnë 14 shkurtin vetëm sepse kjo është pikërisht ajo që presin të gjithë. Ata të zgjedhin të festojnë në mënyrën e tyre dhe sipas kushteve të tyre.
Nuk duan ta krahasojnë marrëdhënien e tyre me të tjerët: Dita e Shën Valentinit ndonjëherë mund të krijojë presion për të krahasuar marrëdhënien tuaj me të tjerët dhe disa njerëz mund të mos duan të përfshihen në atë lloj krahasimi.
Të tjera arsye për të mos festuar mund të jenë kulturore, fetare dhe personale.
Festojeni apo jo, e rëndësishme është që të paktën për këtë ditë – të dy të jeni në një mendje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Ata gjithmonë marrin atë që duan: Shenjat e zodiakut që mund t'ju manipulojnë në sekonda
Zgjedhja e çarçafëve të duhur: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë