Hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave në sektorin publik dhe miratimi i vlerës së koeficientit ka ngjallur reagime të shumta dhe pakënaqësi te disa sindikata e zyrtarë shtetërorë. Institucioni i Avokatit të Popullit deri tani ka pranuar 30 ankesa kundër këtij ligji.
Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 30 ankesa kundër këtij ligji. Nga ky institucion, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, kanë bërë të ditur se ankesa kanë marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), auditorë të brendshëm, zyrtarë komunalë, sindikata, organizata joqeveritare, infermierë e mjekë.
“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, etj”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje, Institucioni i Avokatit të Popullit ka thënë se është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë.
“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”.
Ndryshe, të mërkurën Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Sindikata e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë dorëzuar kërkesë tek Institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e procedurës për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Paga në Sektorin Publik. Ata kanë kërkuar nga ky institucion në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kërkesave të tyre në Kushtetuese.
Ligji i pagave është miratuar në fund të vitit të shkuar, ndërsa vlera e koeficientit prej 105 është caktuar më 1 shkurt 2023.
Të enjten e kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, ku përfshihet edhe koeficienti prej 105 euro.
Me këtë mundësohet që në mars pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në koeficientin e ri.
Por, çka ndodh nëse ligji dërgohet në Gjykatën Kushtetuese?
Lavdim Makshana, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Institucioni i Avokatit të Popullit ka afat gjashtë muaj që ta dërgojë Ligjin për vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) një kërkesë tek Avokati i Popullit lidhur me inicimin në Kushtetuese të Ligjit të Pagave, por që deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim nga ky i fundit për këtë kërkesë të IKD-së por që nuk është marrë vendim as për kërkesat e institucioneve të tjera për ta dërguar këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar ai.
Tutje, Makshana ka thënë se nëse ligji dërgohet në Gjykatën Kushtetuese atëherë kjo e fundit me një vendim për masë të përkohshme mund ta pezullojë zbatimin e këtij ligji.
“Kjo do të thotë se pagat siç parashihen me këtë ligj nuk do të mund të ekzekutohen deri sa kjo Gjykatë të nxjerrë një vendim meritor për tërësinë e Ligjit. Vendimi për masë të përkohshme mund të nxjerrët sipas detyrës zyrtare nga gjykata ose me kërkesë të Avokatit të Popullit”, është shprehur ai duke shtuar se ky vendim mund të merret me qëllimin për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme, ose nëse marrja e këtyre masave të përkohshme është në interes publik.
Sipas tij, ekziston edhe mundësia që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë nëse nenet e caktuara të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe mund t’i shfuqizojë ato, ndërsa ligjin mund ta lë në fuqi.
“Në të kaluarën ka pasur raste kur kjo gjykatë ka anuluar vetëm nene të caktuara të një Ligji, shembull konkret ka qenë Rregullorja e Kuvendit dhe Ligji për Zyrtarët Publik. Problematika qëndron se nëse nene të caktuara janë në kundërshtim me kushtetutën dhe cenojnë tërësinë e Ligjit, atëherë Ligji me shumë mundësi do të anulohet nga Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar ai.
Me ligjin e ri, paga më e lartë do të jetë rreth 1900 euro, ajo e presidentit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje