LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi i tre laboratorëve të drogës në veri, reagimi i kryeministrit Kurti dhe deklarata e Sveçlës për të dyshuarit

Zbulimi i tre laboratorëve të drogës në veri, reagimi i kryeministrit Kurti dhe deklarata e Sveçlës për të dyshuarit

Policia e Kosovës ditë më parë në rajonin e veriut të Mitrovicës ka realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore.

Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizuar në tri lokacione, me ç’rast janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës si dhe janë arrestuar dy serbë.


Siç ishte njoftuar, gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.

“Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar meshkuj serb, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren ne bashkërendim me organet e drejtësisë”.

“Policia mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

E lidhur me këtë aksion të Policisë në veri të Kosovës ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, duke e quajtur një fitore e qartë për sundimin e ligjit.

Laboratorët e drogës, Kurti: Bandat kriminale të mbështetura nga Serbia do të dështojnë në veri
Lexo po ashtu Laboratorët e drogës, Kurti: Bandat kriminale të mbështetura nga Serbia do të dështojnë në veri

Ai ka thënë se bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë.

“Policia e Kosovës ka shkatërruar 3 laboratorë ilegale të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, ka shkruar Kurti.

Për aksionin e së dielës në veri detaje ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla publikon emrat e të arrestuarve në veri: Kanë foto me zyrtarë të lartë serbë, dhe sulmonin Policinë e Kosovës
Lexo po ashtu Sveçla publikon emrat e të arrestuarve në veri: Kanë foto me zyrtarë të lartë serbë, dhe sulmonin Policinë e Kosovës

Ai ka njoftuar se të arrestuarit janë të implikuar me zyrtarë serbë, pasi kanë edhe fotografi me ta, ndërkaq sipas tij, vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe pajisjeve është rreth 2.3 milionë euro.

Ai tha se këta paramilitarë e narkodilerat po i mbron shteti i Serbisë.

“Të dielën ‘Lista Srpska’ dhe Petkoviq janë acaruar nga disa reagime. Çështja është e thjeshtë: me laboratorët, trafikantët e drogës dhe kriminelët që përdoren si mjete politike, fasada false nuk zgjat më shumë se deri në aksionin e radhës të policisë. Tetë laboratorë droge u zbuluan brenda 24 muajve dhe vetëm sot u gjetën tre laboratorë droge”, tha ai.

Sveçla shtoi se pronarët e tyre janë: Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dushan Slaviq dhe Nikola Filgjokiq, të cilët më herët ishin të gjithë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Ata vendosin barrikada dhe frikësojnë qytetarët serbë që refuzuan të bashkëpunojnë me ta. Pas këtyre sulmeve, ata u vizituan nga ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe Petkoviq, ndërsa u mbështetën dhe mbroheshin nga Vuçiq, Lista Serbe dhe Milan Radojçiq”, u shpreh më tej.

Tutje Sveçla theksoi se ministrat serbë të përfshirë në këto instrumentalizime me bandat kriminale do të donin që këto foto dhe video të mos ekzistonin, por e kanë dhe japin prova të forta se çfarë fshihet pas të ashtuquajturës “politikë” të tyre.

Ndërkaq, Lista Serbe i ka reaguar Sveçlës, duke e akuzuar se po mundohen që ta politizojnë aksionin në veri.

Sipas Listës Serbe, as Petkoviq dhe Vuçiq nuk mbështetin aktivitetet kriminale të asnjë personi, “por veprimtaria e paligjshme e një personi nuk mund të jetë arsyetim për veprimet e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri”.

Kjo parti ka hedhur poshtë pretendimet e Sveçlës se bashkëpronar i një prej laboratorëve të drogës është personi që sulmoi Policinë e Kosovës muajin e kaluar.

Më 23 janar, në Bistricë afër Leposaviqit, Policia e Kosovës kishte shtënë drejt një veture, e cila, siç u raportua, nuk ishte ndaluar për kontroll, por ka tentuar që ta shmangë postbllokun policor dhe ka goditur veturën e policisë.

Në veturë ishin dy persona nga komuniteti serb, të cilët, sipas Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshirë në mbi 100 vepra penale.

Policia e Kosovës, vazhdimisht është penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në veri.

Ndërkaq, të hënën presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit aktual të Lars-Gunnar Wigemark .

Në këtë takim presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori