LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Kurtit për pranimin e planit franko-gjerman dhe reagimet e opozitës – gjithçka nga vizita e Lajçakut në Kosovë

Deklarata e Kurtit për pranimin e planit franko-gjerman dhe reagimet e opozitës – gjithçka nga vizita e Lajçakut në Kosovë

Të hënën për vizitë në vendin tonë ishte i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ndërsa u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas takimit në Prishtinë, Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.


Kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi në takim me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak

Kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij plani e të cilat do t’i adresojë në Bruksel.

Kurti, Lajçakut: Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
Lexo po ashtu Kurti, Lajçakut: Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

“Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, ka shkruar Kurti.

Pas deklaratës së Kurtit se Kosova ka pranuar planin frank-gjerman kanë ardhur reagimet e para nga opozita.

Nga partitë opozitare theksojnë se marrëveshje e fshehtë është me shumë pikëpyetje, ndërkaq kanë kritikuar Kurtin për mungesë transparence.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kurti i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi.

Sipas tij shumë pyetja kanë mbetur pa përgjigje.

Krasniqi reagon pasi Kurti pranoi planin franko-gjerman: Marrëveshje e fshehtë me shumë pikëpyetje
Lexo po ashtu Krasniqi reagon pasi Kurti pranoi planin franko-gjerman: Marrëveshje e fshehtë me shumë pikëpyetje

“Kryeministri Kurti sot deklaroi se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai propozim. Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë”.

I pari i PDK-së ka shtruar edhe disa pyetje në lidhje me këtë çështje, e më e rëndësishmja sipas tij, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë

“Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?”.

“PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që i presim nga marrëveshja potenciale me Serbinë. Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Pas deklaratës së Kurtit kanë reaguar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi tha se Kosova është shtet parlamentar dhe sipas saj Kurti e ka obligim të raportojë në Kuvend për dialogun.

“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”.

Halimit, “transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”.

Halimi thotë se deklarata e Kurtit që propozimi franko-gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale ndaj dialogut.

“Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, deklaroi tutje Halimi.

Ndryshe, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka folur të hënën pas përfundimit të takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Lajçak ka thënë se arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është çështja e planit evropian si dhe Asociacioni.

Ai bëri të ditur se janë përmendur gjashtë kushtet e parashtruara nga Kurti lidhur me Asociacionin.

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje, për normalizim të raporteve”, tha Lajcak.

Ai shtoi se vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd sonte, dhe se kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori