LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Wagnerit rus demanton mediat e Putinit: Është gënjeshtër që ukrainasit po tërhiqen nga Bakhmuti, po luftojnë për çdo shtëpi

Shefi i Wagnerit rus demanton mediat e Putinit: Është gënjeshtër që ukrainasit po tërhiqen nga Bakhmuti, po luftojnë për çdo shtëpi

Shefi i grupit paramilitar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë sot se po zhvillohen luftime të ashpra në pjesën veriore pranë qytetit ukrainas Bakhmut, që është në fokus të forcave ruse prej javësh.

Prigozhin që ndryshe njihet si themelues i grupit Wagner e njohur si ushtria private e presidentit rus Vladimir Putin, ka theksuar se ushtarët ukrainas po luftojnë për çdo rrugë, shtëpi e lagje kundër rusëve, duke refuzuar të tërhiqen, transmeton Telegrafi.

Forcat ruse prej javësh po tentojnë të rrethojnë dhe marrin nën kontroll Bakhmutin, qytet në lindje të rajonit Donbas, e në këtë front po avancojnë tepër ngadalë dhe po u kushton shtrenjtë, pra me humbjen e qindra ushtarëve dhe mjeteve luftarake.


Scholz: Ekziston konsensusi me Zelenskyn, që armët perëndimore të mos përdoren për sulme brenda territorit të Rusisë
Lexo po ashtu Scholz: Ekziston konsensusi me Zelenskyn, që armët perëndimore të mos përdoren për sulme brenda territorit të Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur disa herë ditëve të fundit, se situata është shumë e vështirë rreth këtij qyteti.

“Askush nuk dëshiron ta dorëzojë Bakhmutin. Do të luftojmë aq sa do të mundemi. Bakhmutin e konsiderojnë si kalanë tonë”, shtoi Zelensky të premten mbrëma.

Prigozhin ka përgënjeshtruar mediat ruse se forcat ukrainase po largohen nga Bakhmuti.

“Forcat ukrainase nuk po tërhiqen për asnjë moment. Po luftojnë deri në frymën e fundit. Në veri po zhvillohem luftime të ashpra, ata po mbrojnë qdo shtëpi, rrugë e lagje”, tha Prigozhin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori