LAJMI I FUNDIT:

Terminali i ri i aeroportit të Nju Jorkut do të përbëhet nga 13 mijë panele solare

Terminali i ri i aeroportit të Nju Jorkut do të përbëhet nga 13 mijë panele solare

Terminali i ri i aeroportit ndërkombëtar John F. Kennedy në Nju Jork, së shpejti do ta lidhë pjesërisht mikrorrjeti, i cili do të jetë edhe sistemi më i madh solar i montuar në një kulm në këtë qytet amerikan.

Projekti i ri përbëhet nga një mikrorrjeti që do të gjenerojë 11.34 megavat energji elektrike nga panelet solare në kulm, qelizat e karburantit dhe bateritë.

Projekti do të përfshijë gjithashtu një sistem që do të mbajë nxehtësinë e qelizave të karburantit për të ngrohur ose ftohur ujin, transmeton Telegrafi.


Nisma do të drejtohet nga AlphaStruxure, e cila përfaqëson bashkëpunimin dhe investimin e përbashkët të kompanisë private të investimeve Carlyle Group dhe asaj franceze Schneider Electric.

Kompania do të ndërtojë dhe operojë me projektin energjetik, pasi të ketë fituar një kontratë nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, i cili ndodhet pas aeroportit, si dhe konsorciumi Neë Terminal One.

“Zgjidhja e sfidës sonë të energjisë ka të bëjë me tri gjëra, elektrifikimin, dixhitalizimin dhe dekarbonizimin duke marrë më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme. Mikrorrjetet janë çelësi për arritjen e gjithë kësaj”, tha Annette Clayton, drejtoreshë ekzekutive e Schneider Electric North America.

Kur të përfundojë, sistemi i ri i energjisë do të përbëhet nga më shumë se 13 mijë panele solare, duke e bërë atë më të madhin në Nju Jork dhe në çdo terminal aeroporti në SHBA.

Për sa i përket prodhimit të energjisë, ajo do të prodhojë afërsisht energji të mjaftueshme për të furnizuar 3,570 familje amerikane për një vit.

Do të përbëhet nga shumë “ishuj” të ndërlidhur, që do të përmbajnë qeliza karburanti dhe bateri për ruajtjen e energjisë.

I gjithë sistemi i tre “ishujve” duhet të përfundojë deri në vitin 2026, dhe i fundit do të hyjë në funksion në vitin 2029.

E gjithë kjo do të thotë se New Terminal One do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të pavarur nga rrjeti elektrik i qytetit, gjatë situatave emergjente që përfshijnë ndërprerjet e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Teknologji
Ushtarët amerikanë do të pajisen me “telefon lufte”

Ushtarët amerikanë do të pajisen me “telefon lufte”

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Kalo në kategori