Aktori Alec Baldwin do të akuzohet për vrasje të pavullnetshme për vrasjen e drejtoreshës së kinematografisë, Halyna Hutchins, e cila mbeti e vrarë nga xhirimet e filmit “Rust”, ku aktori qëlloi me fishekë të vërtetë.
Z. Baldwin kishte qenë duke xhiruar një skenë për filmin “Rust” kur të shtënat ndodhën në një fermë pranë qarkut Sante Fe në New Mexico, në tetor të vitit 2021.
Hannah Gutierrez Reed, armatorja e filmit, gjithashtu do të akuzohet, shkruan BBC.
Avokatët e të dyve thanë se synonin t’i luftonin akuzat në gjykatë.
Prokurorja e qarkut e Santa Fe, Mary Carmack-Altwies njoftoi akuzat të enjten, duke shtuar se ato do të ngriheshin deri në fund të muajit.
“Aktori dhe producenti Alec Baldwin dhe armatorja Hannah Gutierrez Reed do të akuzohen secili për dy akuza për vrasje të pavullnetshme”, thuhet në deklaratë. “Kam konstatuar se ka prova të mjaftueshme”, shtoi ajo.
“Në kohën time, askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë meritojnë drejtësi”, prokurorja.
Të dy do të përballen me 18 muaj burg dhe një gjobë prej 5,000 dollarësh (4,600 euro) nëse dënohen. Ata do të gjykohen nga një juri, thanë prokurorët.
Regjisori i filmit Joel Souza u plagos gjithashtu në xhirime, por prokurorët thanë se nuk do të ngrihej asnjë akuzë në lidhje me këtë.
Asistenti i regjisorit të filmit, David Halls, u deklarua fajtor për një akuzë kundërvajtëse për përdorim të pakujdesshëm të një arme vdekjeprurëse, thanë prokurorët. Ai do të kalojë gjashtë muaj në shërbim prove.
Në një deklaratë, një avokat i bashkëshortit të zonjës Hutchins, Matthew, tha se ai mbështeste ngritjen e akuzave. “Është një ngushëllim për familjen që, në New Mexico, askush nuk është mbi ligjin”, tha ai.
Por avokati i Baldwin, Luke Nikas, e quajti vendimin “një gabim të tmerrshëm drejtësie”.
“Z. Baldwin nuk kishte asnjë arsye të besonte se kishte një plumb të vërtetë në armë – ose kudo në xhirimet e filmi”, tha zoti Nikas. “Ai u mbështet te profesionistët me të cilët punonte, të cilët e siguruan atë se arma nuk kishte fishekë të vërtetë. Ne do t’i luftojmë këto akuza dhe do të fitojmë”.
Avokati i zonjës Gutierrez Reed, ndërkohë, tha se njoftimi ishte rezultat i një “hetimi shumë të gabuar dhe një kuptimi të pasaktë të fakteve të plota”.
“Hannah është dhe ka qenë gjithmonë shumë emocionuese dhe e trishtuar për këtë aksident tragjik”, tha Todd Bullion. “Por ajo nuk ka kryer vrasje të pavullnetshme”.
Zonja Hutchins vdiq në spital menjëherë pasi u qëllua në gjoks nga një armë mbështetëse por e mbushur me fishekë, e shkrepur nga Baldwin në shesh. Incidenti rezultoi në akuza për neglizhencë dhe çoi në thirrje për protokolle më të mira sigurie në xhirimet e filmave.
Një hetim fillestar mbi incidentin zbuloi se kishte “një shkallë të neglizhencës”, prodhuesit u gjobitën me më shumë se 136,000 dollarë (125,00 euro) nga Departamenti i Mjedisit në New Mexico për moszbatimin e protokolleve të sigurisë.
Kompania e prodhimit të filmit, ‘Rust Movie Productions’, argumentoi se nuk ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen e xhirimeve të filmit, “aq më pak për mbikëqyrjen e protokolleve specifike si mirëmbajtja dhe ngarkimi i armëve”.
Pas të shtënave, Baldwin tha se arma kishte shkrepur gabimisht. Ai shtoi se nuk e tërhoqi këmbëzën dhe nuk ishte në dijeni që ishte e ngarkuar. “Unë nuk e di se çfarë ndodhi në atë set xhirimesh. Nuk e di se si arriti ai plumb në atë armë. Nuk e di”, tha ai.
Baldwin ka ngritur gjithashtu një padi kundër disa personave të përfshirë në film, duke përfshirë zonjën Gutierrez Reed dhe zotin Halls, duke pretenduar se ata të dy nuk e kontrolluan me kujdes armën.
Në tetor, aktori 64-vjeçar dhe kompania e prodhimit të filmit arritën një marrëveshje për një shumë të pazbuluar me familjen e zonjës Hutchins.
Kjo erdhi pasi bashkëshorti i drejtoreshës së fotografisë ngriti një padi për vdekje të gabuar, e cila pretendonte shkelje të standardeve të industrisë.
“Të gjithë ne besojmë se vdekja e Halyna ishte një aksident i tmerrshëm”, tha zoti Hutchins në një deklaratë në atë kohë. “Unë nuk kam asnjë interes të përfshihem në akuza ose atribuime të fajit”,
Xhirimet e filmit ishin planifikuar të rifillonin këtë vit, me zotin Hutchins në bord si producent ekzekutiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje