LAJMI I FUNDIT:

Situata me vërshimet, shkollat e komunave të Klinës dhe Skenderajt të premten nuk do të mbajnë mësim

Situata me vërshimet, shkollat e komunave të Klinës dhe Skenderajt të premten nuk do të mbajnë mësim

Në shkollat e komunave të Klinës dhe Skenderajt, të premten nuk do të mbahet mësim për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet.

Kështu kanë bërë të ditur dy komunat në llogarinë zyrtare në Facebook.


“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftim e Komunës së Klinës.

Po ashtu edhe në Komuna Skenderajt ka lajmëruar se nuk do të ketë mësim.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve të shumta, nesër (ditën e premte) nuk do të mbahet mësimi në shkollat e komunës sonë. Gjithashtu, anulohen të gjitha aktivitetet e tjera të parapara për ditën e nesërme”- bën të ditur Komuna e Skenderajt.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në ato zona ku ka potencial për vërshime, ka shtuar patrullimet dhe verifikuar situatën, duke u angazhuar së bashku me AME-në, zjarrfikësit e njësitet emergjente komunale etj., si dhe janë duke koordinuar veprimet për reagime në ato zona ku ka nevojë.

Ndërkaq, deri me tani nuk dihen dëmet materiale që ka shkaktuar shiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori