E plotësuar: Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka përfunduar protesta në komunën e Shtërpcës.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se rruga Shtërpcë-Prevallë tashmë është liruar për qarkullim.
“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve”, njofton policia.
—–
Rakiq e Jevtiq kërkojnë siguri për qytetarët serb, thonë se janë kohë të vështira për ta
E plotësuar: Në Shtërpcë është mbajtur protesta lidhur me plagosjen e dy të rinjve të nacionalitetit serb që ndodhi të premten më 6 janar.
Të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë rasti, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetari i kësaj komune Dalibor Jevtiq.
Rakiq ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se “regjimi i tij është edhe në Shtërpcë siq ishte edhe në veri”.
“Jemi këtu, pas 20 ditëve të qëndrimit të vëllezërve tonë në barrikada në veri të Kosovës. Regjimi i Kurtit është në Shtërpcë ashtu siç është në veri. Siç e shihni nuk jemi të lodhur, për 20 ditë nuk e kemi sulmu asnjë shqiptarë me qëllimin që të mos japim arsye shqiptarëve – qeverisë Kurti për sulme. Ata duhet të ofrojnë siguri e jo të na frikësojnë”, ka thënë Rakiq.
Ai u ka kërkuar qytetarëve serb të mos dorëzohen. “Mesazhi ynë është që mos të dorëzohemi”, ka thënë ndër të tjera Rakiq.
Ndërkaq kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq u shpreh se “Kurti duhet të ndaloj sulmet ndaj fëmijëve tonë”.
“Duam ta dërgojmë mesazhin se askush s’mund të na prek dhe të na largoj. Rezultati aktual i qeverisjes është që të na sulmojnë. Kurti duhet të ndaloj sulmet ndaj fëmijëve tonë”, ka thënë Jevtiq. /Telegrafi/
—–
Fillon protesta në Shtërpcë, prezent edhe udhëheqësit e Listës Serbe
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në komunën e Shtërpcës për të protestuar lidhur me rastin e plagosjes së dy të rinjve të nacionalitetit serb, që ndodhi të premten më 6 janar 2023.
Prezent në këtë protestë janë parë edhe udhëheqësit e Listës Serbe.
Për të mbajtur rendin, prezent janë edhe zyrtarët policor nga Policia e Kosovës, e gjithashtu janë parë edhe trupa të KFOR-it.
Për shkak të kësaj proteste, Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë-Prevallë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.
Të lënduar nga incidenti i 6 janarit mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, përderisa i dyshuari në këtë rast është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhvilluan gara në autostradë dhe goditën për vdekje tre persona, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Prizren
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Deputetët lartësojnë figurën e heroit Ilaz Kodra, sinonim i guximit e shpirtit liridashës
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit