Mbappe i thotë po transferimit te Reali, por vetëm nëse madrilenët i transferojnë edhe dy miqtë e tij në ‘Santiago Bernabeu’
Telenovela ‘Kylian Mbappe – Real Madrid’ duket se nuk do të përfundojë kurrë, derisa francezi të transferohet në kryeqytetin spanjoll.
Përkundër se Mbappe rinovoi kontratën me PSG-në, ai ka pranuar publikisht se në të ardhme synon që të luaj për Los Blancos, pasi kjo është ëndrra e tij.
Mbappe është i hapur të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në afatin kalimtar të verës dhe për këtë janë njoftuar drejtuesit e Real Madridit.
Por reprezentuesi francez i ka vendosur një kusht Real Madridit për tu transferuar aty, pasi Los Blancos duhet t’i marrin edhe dy miqtë e Mbappes.
24-vjeçari i ka miq të ngushtë bashkëlojtarin e tij te PSG, Achraf Hakimi si dhe atë te kombëtarja franceze Theo Hernandez.
Mbappe është i lidhur shumë me të dy dhe dëshiron që t’i ketë te Real Madridi shok skuadre.
Si Hakimi ashtu edhe Theo Hernandez kanë qenë edhe më parë pjesë e Real Madridit dhe rikthimi i tyre në Santiago Bernabeu nuk është i pamundur, pasi dy futbollistët e mirëpresin atë.
Por për t’ia bërë dëshirën realitet Mbappes, Reali do të duhej të shpenzonte shumë pasi si Hakimi ashtu edhe Theo Hernandez vlerësohen rreth 100 milionë euro nga PSG respektivisht Milani.
Gjithsesi Los Blancos pritet të tentojnë të transferojnë tre yjet pasi ata janë edhe në moshë të ri dhe do të ishin garanci e madhe për të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City