LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry thuhet se ka vrarë 25 talebanë në Afganistan

Princi Harry thuhet se ka vrarë 25 talebanë në Afganistan

Princi Harry raportohet se ka thënë që ka vrarë 25 persona kur ishte pilot i helikopterit “Apache” gjatë misionit të dytë në Afganistan.

Duka i Sussexit e bëri këtë pretendim në librin me memoare, Spare, i cili do të publikohej javën e ardhshme, por është zbuluar dhe aksidentalisht është hedhur në shitje në Spanjë.


Ai fluturoi në gjashtë misione që rezultuan në “marrjen e jetëve njerëzore”, gjë për të cilën ai thuhet se ndihet as krenar dhe as i turpëruar, shkruan theindependent.

Në vapën e betejës, princi nuk i shikoi ata si 25 “njerëz”, por përkundrazi, si “figura shahu” që duhet hequr nga tavolina, transmeton Telegrafi

Është hera e parë që 38-vjeçari tregon se sa luftëtarë talebanë ka vrarë gjatë shërbimit ushtarak.

Princi Harry shërbeu në ushtri për 10 vjet, duke u ngritur në gradën e kapitenit gjersa kishte qenë dy herë në Afganistan.

Princi gjithashtu pohon në autobiografinë se vëllai i tij, William, dhe Princesha Kate Middleton e inkurajuan atë të vishej si një ushtar nazist – një incident që ai e ka cilësuar “një nga gabimet më të mëdha në jetën time”. /Telegrafi/