LAJMI I FUNDIT:

Rama i drejtohet Kurtit: Kosova ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë

Rama i drejtohet Kurtit: Kosova ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kosova ka mbështetjen e qeverisë së drejtuar prej tij dhe të Shqipërisë, në lidhje me tensionet e krijuara në veri.

Deklaratën Rama e dha gjatë prezantimit të projektit për Portin e ri të Durrësit, ku tha se kryeministri Albin Kurti e kishte të pamundur të vinte.


“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski, të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu, për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës, e merrni vetë me mend që pamundësia lidhet me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës,” tha Rama.

“Situatë në të cilën qeveria e Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë sonë dhe të Republikës së Shqipërisë”, theksoi kreu i qeverisë.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Numër pothuajse simbolik i qytetarëve kanë kaluar natën në tenda pranë barrikadave.

Mësohet se mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në katër komunat veriore të Kosovës sot nuk po mbahet. Po ashtu, dyqanet në veri të Mitrovicës këtë mëngjes janë parë të mbyllura.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend të gjithëve pa dallim.

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori