LAJMI I FUNDIT:

Kanosen dy gazetarë në fshatin Rudarë, policia thotë se po heton rastin

Kanosen dy gazetarë në fshatin Rudarë, policia thotë se po heton rastin

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dy gazetarë janë kanosur gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, konkretisht në fshatin Rudarë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.

“Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.


Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, dhe se serbët lokalë në këtë pjesë tashmë kanë bllokuar rrugët duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sulme të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve të EULEX-it dhe gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori