LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora falënderon Postën e Kosovës për nderimin me pullë postare: Më vjen keq që s’jam atje për ta pranuar fizikisht

Rita Ora falënderon Postën e Kosovës për nderimin me pullë postare: Më vjen keq që s’jam atje për ta pranuar fizikisht
Rita Ora në Kosovë, prill 2019 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ditë më parëm këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Pulla me imazhin e saj u lëshua në qarkullim nga sot (e shtunë), ditë në të cilën artistja kremton ditëlindjen e saj të 32-të.


Rita gjeti kohë që të shprehë mirënjohjen e saj për këtë nderim Postën e Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo publikoi imazhin e saj që ka Posta e Kosovës ka përzgjedhur për të dizajnuar pullën postare të saj, ndërsa u ndje krenare që pjesë e filatelisë është edhe gjyshi i saj, regjisori i mirënjohur Besim Sahatçiu.

“Ndihem shumë mirënjohëse sot. Faleminderit Posta e Kosovës për befasinë e bukur të veçantë për ditëlindjen time. Jam nderuar me një pullë postare zyrtare (nëse doni fytyrën time në të gjithë letrat tuaja) jam e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili u vlerësua po aq për kontributin e tij në Art dhe Film”, shkroi Rita në Facebook.

Foto: Rita Ora/Facebook

Tutje, interpretuesja e hitit “Shone Your Light” tha se i vjen keq që nuk ndodhej në vendlindje për ta pranuar këtë nderim fizikisht, por që do të bëjë të pamundurën që të vijë sa më shpejt.

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem atje dhe ta marr personalisht, për shkak të angazhimeve në punë, por kur të mundem, do të jem e sigurt që do t’ju vizitoj dhe do t’ju tregoj vlerësimin tim! Faleminderit! Dhe të gjithë të tjerëve ju falënderoj për të gjitha urimet e mia për ditëlindjen. Jam shumë me fat që kam miqtë dhe familjen e fansave më të mirë. Mezi pres t’ju tregoj të gjithëve se për çfarë kam punuar”, shkroi ndër të tjerash Rita.

Përndryshe, vizita e saj e fundit në Kosovë ka qenë në prillin e vitit 2019, ku ishte angazhuar në një fushatë humanitare disa-ditore së bashku me UNICEF-in. /Telegrafi/