LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i raundit të parë të ndeshjeve në “Katar 2022”

Formacioni më i mirë i raundit të parë të ndeshjeve në “Katar 2022”

Portali Telegrafi.com apo më saktë redaksia e sportit ka përpiluar një formacion me lojtarët më të mirë të raundit të parë të ndeshjeve të grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kampionati Botëror në Katar nisi me 19 nëntor (e diel) dhe dje (e enjte), më 24 nënor u mbyllen ndeshjet e para të grupeve.

Shumica e ndeshjeve përfunduan ashtu siç janë pritur, por pati edhe befasi të mëdha sikurse fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës apo ajo e Japonisë kundër Gjermanisë.


Anglia, Franca, Brazili, Portugalia dhe Belgjika morën fitore të pritura, edhe pse disa nga to ishin të vuajtura dhe një gol diferencë.

Por, kush ishin më meritorët dhe lojtarët më të dalluar gjatë ndeshjeve të para të grupeve në Katar?

Telegrafi Sport ka përpiluar një formacion me lojtarët më të mirë të këtij raundi, në bazë të paraqitjeve dhe statistikave dhe i ka vendosur në një rreshtim 3-4-1-2.

Në portë vend ka zënë portieri i Meksikës, Guilermo Ochoa, i cili priti një penallti të Robert Lewandowskit dhe me disa pritje tjera ishte më meritori për një pikë të kombëtares së tij në ndeshjen ndaj Polonisë.

Mbrojtja me tre është formuar me Ko Itakura (Japoni) që pati paraqitje brilante ndaj Gjermanisë dhe asistoi në fund për golin e fitores, Thiago Silva që ishte lider i mbrojtjes dhe ekipit të Brazilit në fitoren e lehtë kundër Serbisë dhe Hassan Tambakti i Arabisë Saudite që pati shumë ndërprerje të aksioneve dhe lojë të mirë ndaj Argjentinës.

Në krahun e djathtë të mesfushës, por edhe me tipare mbrojtëse gjendet Achraf Hakimi që shkëlqeu në barazimin e Marokut me Kroacinë, ashtu sikurse Bukayo Saka që zë vend në krahun e majte me një super-paraqitje me dy gola ndaj Iranit.

Mesfusha qendrore përbehet nga i riu Gavi që ishte njëri nga kreatoret e fitores së thellë 7-0 të Spanjës ndaj Kosta Rikës, me një gol dhe shumë pasime të sakta dhe raste të krijuara, dhe Adrien Rabiot me një gol dhe një asistim që ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Francës ndaj Australisë. Para tyre me tipare ofensive gjendet Bruno Fernandes, i cili ishte i pandalshëm me organizimin e lojës dhe dy asistime në fitoren e ngushtë 3-2 të Portugalisë ndaj Ganës.

Sulmi është i rezervuar për veteranin Olivier Giroud që shënoi dy gola dhe zëvendësoi në mënyrë të përkryer Karim Benzeman në fitoren ndaj Australisë, ndërsa partner i tij është Richarlison që shkëlqeu me dy gola në fitoren e lehtë të Brazilit ndaj Serbisë.

Ndeshjet e dyta të grupeve për “Katar 2022” kanë filluar gjatë ditës së sotme (e premte).

Formacioni i raundit të parë në “Katar 2022”

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori