LAJMI I FUNDIT:

Enrique: Qëllimi im është ta bind Busquetsin të luajë në Botërorin e vitit 2026

Enrique: Qëllimi im është ta bind Busquetsin të luajë në Botërorin e vitit 2026

Luis Enrique ditën e djeshme ka publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Në Spanjë ka pasur polemika të mëdha për lënien jashtë të yjeve si Thiago Alcantara, David de Gea e Sergio Ramos.


Megjithatë Enrique e quajti vetën trajnerin më të mirë në histori dhe tha se ato janë vendimet e tij që do t’i mbrojë.

Por trajneri i Spanjës foli edhe për kapitenin e Kombëtares, mesfushorin Sergio Busquets i cili do të luaj në një tjetër botëror, i katërti për anëtarin e Barcelonës.

Enrique e ka krahasuar Busquetsin me njërin nga tenistët më të mirë në histori, Rafael Nadal, duke thënë se Busquets është numri një në botë për pozitën e tij.

“Qëllimi im është të bind Busin të luajë një Botëror tjetër. Ai është si Nadali. A ka dyshim se ka qenë më i miri në histori? Nëse bëjmë një renditje në çfarë pozicioni do ta vendoste Nadal?”.

“Nëse loja jonë është ajo që duam të shprehim, që është të qëndrojmë në gjysmën e kundërshtarit dhe të mbajë më shumë nga të tjerët posedimin e topit, Busquets bëhet numri një”, tha trajneri spanjoll për mesfushorin katalunas.

Busquets në fund të sezonit do të largohet nga Evropa, pasi karrierën pritet ta vazhdoj në MLS me Inter Miamin.

Mbetet të shihet nëse në vitin 2026 mesfushori katalunas do të jetë ende aktiv në futboll dhe nëse do të ftohet nga Spanja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori